Kosovë/ Rrëmbejnë 11-vjeçarin, ja arsyeja

Hënë, 09 Prill 2018 14:32

Tre persona të maskuar e kanë futur me dhunë në një automjet xhip, pasditen e djeshme, 11-vjeçarin kosovar, nga komuna e Shtimes, E.T. Me duar të lidhura, djalin e kanë dërguar disa kilometra larg shtëpisë së tij. Por vetëm disa orë pas, ai ka arritur që t’iu ikë personave. Për Gazetën Express, i tronditur, i mituri me lejen e familjarëve ka shpjeguar rreth këtij rasti.

E. T., 11-vjeç, bashkë me djalin e xhaxhait, Diartin, 18 vjeç, i cili kishte ardhur nga Belgjika pasditen e djeshme, kishin dalë për të shëtitur në rrethinën e qytetit të Shtimes. Ata kishin hyrë në një supermarket. Pas disa minutave kishin dalë jashtë e në rrugën “14 dhjetori”, tre persona nga një makinë e tipit "xhip" e kishin thirrur E.T. në emër, duke e ftuar që të shkojë me ta.

I mituri kishte refuzuar që t’i përgjigjej kërkesës së tre personave. Disa minuta më vonë me maska në fytyrë, me dhunë e kishin marrë 11-vjeçarin dhe me duar të lidhura e kishin futur në makinë. Djali i xhaxhait të tij nuk kishte arritur ta shpëtonte  dhe t'ua mirrte targat e makinës, rrëmbyesve.

Gazeta Express të hënën ka qëndruar në shtëpinë e të miturit, i cili ka folur me lejen e familjarëve. Ai, ndonëse i tronditur nga ngjarja, thotë se nuk mban mend shumë gjëra.

“Dje rreth orës 19:30, nga një makinë e zezë një person ka thirrur emrin tim. Kur jam afruar për të parë, 3 persona me maska në fytyrë m'i kanë mbyllur sytë dhe gojën dhe më kanë futur brenda”, rrëfen 11-vjeçari.

Ai thotë se nuk e di lokacionin se ku e kanë dërguar ata persona. Por kujton se ka qenë një shtëpi e vjetër. Të maskuarit e kishin vënë 11-vjeçarin të lidhur në ulëset e pasme të makinës. Por vetëm disa orë më pas, ai kishte arritur që ta shfrytëzojë mungesën e tyre dhe të ikte nga ai vend. E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30. I mituri tregon se gjatë gjithë kohës, rrëmbyesit i kishin thënë atij se nuk kishin punë me të por me prindin e tij. 

“Unë kam ikur. Njërën dorë e kam liruar nga litari dhe kam ikur. Kur kam shkuar te hekurudha kam arritur të gjej policinë dhe zjarrfikësit”, thotë E. T., i cili vijon klasën e gjashtë. E disa orë pas rrëmbimit në telefonin e babait të tij, kishte shkuar një mesazh ku thuhej se rrëmbyesve do të duhej t’ua jepte 50 mijë euro në mënyrë që ai ta shihte djalin sërish.

Babai i E.T., Ademi, i tha Expressit, se nuk ka pasur ndonjë problem e as borxh me asnjë person dhe nuk e di kush mund ta ketë rrëmbyer djalin
“Nuk kam pasur problem me askënd. Nuk kam ndonjë borxh”, tha ai. 

Megjithëatë, 11-vjeçari ende është i shqetësuar nga e gjithë ngjarja. Familja në orët e pasdites së sotme e ka dërguar atë për disa kontrolle mjekësore. E për gjithë këtë punë, Policia e Kosovës po i vazhdon hetimet. Ende nuk ka asnjë të dyshuar për rrëmbimin e 11-vjeçarit. Zyrtarë të Policisë nga rajoni i Ferizajt i kanë thënë Expressit se hetimet po vazhdojnë. Agim Gashi, nga Policia rajonale e Ferizajt, ka thënë se personat e dyshuar të cilët e kanë marrë 11-vjeçarin ende nuk janë identifikuar nga ana e Policisë. “...rreth këtij rasti hetimet janë duke vazhduar. Për momentin nuk kemi ndonjë të dyshuar”, thotë ai. 11-vjeçari tashmë gjendet pranë familjes së tij.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Menaxhimi i mbetjeve, tarifat e qytetarëve do të rriten

Aktualitet

Menaxhimi i mbetjeve, tarifat e qytetarëve do të rriten

Menaxhimi i integruar i mbetjeve duket të jetë një sfidë më vete për Shqipërinë pavarësisht nismave të ndërmarra në lidhje me investimet në sektor. Një studim i fundit i publikuar nga...

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Politikë

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë. Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua...

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona që vuajnë dënimin në burgun e Fierit apo familjarë të tyre.Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e...