I vdiq vajza 4-vjeçare, nëna në paraburgim për shkeljen e detyrimeve familjare

Hënë, 09 Prill 2018 15:19
foto ilustruese foto ilustruese

Gjykata në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë ndaj nënës së katërvjeçares që vdiq pas një zjarri në një banesë në Prishtinë

E.A., nënës së vajzës 4 vjeçare që vdiq nga zjarri në mëngjesin e së shtunës, i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

Lajmin për caktimin e masës së paraburgimit për Kallxo.com e bëri të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Prokuroria kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që ndaj nënës së vajzës të caktohet paraburgimi nën dyshimin se ka kryer veprën penale shkelja e detyrimeve familjare.

Prokurori kujdestar, po ashtu, urdhëroi edhe autopsinë e vajzës së vdekur.

Pak minuta pas ngjarjes Policia arrestoi nënën e katërvjeçares, ndërsa tregoi se kur shpërtheu zjarri vajza e vogël ishte vetëm në banesën ku edhe jetonin.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arratisja e Gruevskit, dyshime për përfshirjen e Mickovskit

Bota Shqiptare

Arratisja e Gruevskit, dyshime për përfshirjen e Mickovskit

Ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria do të kërkohet përmes Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Kjo pasi dy vendet nuk kanë marrëveshje për ekstradim. Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet nëse Nikolla...

Çfarë duhet të bësh të dielën në mbrëmje që të zgjohesh energjike të hënën në mëngjes?

Lifestyle

Çfarë duhet të bësh të dielën në mbrëmje që të zgjohesh energjike të hënën në mëngjes?

Mbrëmjet e së dielës janë totalisht relaks për t’u marrë me veten. Pra, nëse gjatë ditës ke qenë në plazh apo edhe duke takuar miqtë, që të ndihesh e freskët...

Kosova e Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

Bota Shqiptare

Kosova e Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, vlerësohet në mënyra të ndryshme nga palët në negociata. Kryesisht...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!