Haga vendos sot për Vojisllav Sheshelin… por viktimave të tij nuk u intereson më!

E mërkurë, 11 Prill 2018 11:07

"Haga nuk më intereson. E kam mbyllur atë kapitull", këtë thotë Vojisllav Sheshel sa herë pyetet. Por a do të buzëqeshë ai butë si në televizione kur të jepet vendimi për të ditën e mërkurë?!

Nga Deutsche Welle

Që kreu i partisë radikale serbe, SRS, Vojisllav Sheshel nuk ka ndonjë dëshirë të udhëtojë në Hagë, kjo nuk habit askënd, sepse nga viti 2003 deri në vitin 2014 ai kaloi atje më shumë se një dekadë si i akuzuar i Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë. Një ndër akuzat: Krime kundër njerëzimit. Gjatë ditëve të pashkëve ortodokse ai ka qenë prezent në disa studio televizive. Ajo që të bie në sy: ish-nacionalisti i tërbuar ka kohë që ka ulur tonin. Në emisione me karakter dëfrimi në shoqërinë e yjeve të muzikës popullore apo sportistëve ai të duket si një njeri i mërzitshëm i kohës së shkuar. Po plaket nacionalisti?

Një nxitës urrejtjeje pa armiq

Aspak. Vetëm se atij i mungojnë armiq të palëkundur. Presidenti që qeveris në mënyrë autoritare, Aleksandar Vuçic ka qenë pjella politike e Sheshelit. Ai ia ktheu kurrizin babait shpirtëror në vitin 2008 dhe themeloi Partinë e Përparimtare Serbe që qeveris sot. Nga viti 2014 kur  u lirua nga burgu holandez për shkak të sëmundjes së kancerit, Sheshel ia doli falë ilaçeve ruse të bëjë publik mrekullinë e shërimit, të djegë një flamur kroat, të kërcënojë shqiptarët në Kosovë me përdorimin e armëve, si edhe të kthejë në parlament partinë e tij.

Image

Por njeriun e fortë të Serbisë, presidentin Vuçiq ai nuk e sulmoi asnjëherë frontalisht, as në fazën më të ndezur të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 apo ato presidenciale 2017. Politikanët e opozitës, kolegë të opozitës përkudrazi ishin në shënjestër të sulmeve verbale e brutale shesheliane. Opozita në Serbi është e dobët, Vuçiq i fortë, Shesheli i urtë. Nga këndvështrimi i Vuçiqit një gjendje idilike.

Por kjo mund të ndryshojë shpejt, nëse gjykatësit në Hagë e pranojnë propozimin e aktakuzës dhe e shfuqizojnë lirimin e tij në instancë të parë në fund të marsit 2016. Dënimi i Sheshelit përmbante 28 vit heqje lirie. Alternativë tjetër është përsëritja e procesit gjyqësor.

Vlera të lëkundura sondazhesh

Në të dyja rastet, Beogradi zyrtar duhet të dorëzonte Sheshelin. Por ai vetë e ka bërë të qartë, në Hagë nuk kthehet më vullnetarisht. Pamje të arrestimit dhe ekstradimit të Sheshelit kanë brenda lëndë shpërthyese politike për presidentin Vuçiq.

Ai i ndjek me kujdes vlerat e sondazheve dhe kontrollon me dorë të padukshme çdo lajm që lidhet me të si tek mediat bulevardeske ashtu edhe ato kryesore. Vuçic nuk do të humbasë votuesit tradicionalë, shumica fansa të Sheshelit. Në rast të tillë presidenti serb do të përballet me fajësime si vrasja e babait apo tradhtar.

Kjo është edhe arsyeja pse Vuçic megjithë retorikën proeruopiane nuk i ka ekstraduar dy ushtarë partie të Sheshelit, megjithëse ata nga viti 2015 kërkohen për shkak të kërcënimit të dëshmitarëve nga Gjykata Ndërkombëtarë për ish-Jugosllavinë. Nuk mund të përfytyrohet që figurat anësore të mbrohen dhe të dorëzohet protagonisti kryesor.

Image

Tomislav Nikoliç me foton e Shesheljit, pas tij presidenti i sotëm serb, Vuçiç. Pamje nga kongresi i partisë në vitin 2004

Dështimi i drejtësisë

Shumë vëzhgues e shohin vendimin për lirimin e Vojislav Sheshelit nga viti 2016 si fundin absurd të një procesi të çuditshëm. Edhe sikur ai të dënohej tani me 17 vjet, më shumë se dy të tretat e dënimit ai i ka kaluar pas hekurave. Kështu ai mund të aplikojë për lirimin e parakohshëm. Dënimet e shkurtuara i ngjasojnë një dënimi-alibi, sepse ato do të ishin një pohim jo drejtpërdrejt i lirimit. Ndërsa dënimet më të larta e sidomos fillimi i një procesi të ri do ishin një sfidë e vërtetë politike për Beogradin.

Kjo nuk do të thotë patjetër që ai duhet të shkojë në Hagë. Çmimi politik për mosdorëzimin duhet të jetë shumë më i lartë për Beogradin, se ndjenjat e përziera në rast të ekstradimit. A nuk është presidenti serb, një ndër stabilizuesit e krizës së refugjatëve përgjatë itinierarit të Ballkanit? Atë nuk e hedhin në krahët e Putinit pa pasur nevojë. Sido që të jetë vendimi për Sheshelin - për viktimat e urrejtjes që predikon ai prej dekadash ky vendim nuk sjell kushedi ç'shpagim. Sepse shumë e gjatë dhe kontradiktore ka qenë zbardhja juridike e katastrofës jugosllave./DW/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Lifestyle

Ndiheni vetëm, ja si mund ta kaloni

Ndonjëherë është mirë të jesh vetëm, pasi kthjellon mendimet. Nëse kaloni një kohë më të gjatë vetëm, atëherë do filloni të ndjeni  vetmi. Ja disa këshilla,si ta përballoni faktin që jeni...

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Aktualitet

Vdekja e 24 vjeçarit, vihen në pranga 3persona

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë. Një 24 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti në punë. Por policia e Librazhdit përmes një informacioni zyrtar por të rezervuar...

VIDEO/ Do të habiteni, shikoni se si PSV u përpoq t’ia parandalojë golin Mesit

Sport

VIDEO/ Do të habiteni, shikoni se si PSV u përpoq t’ia parandalojë golin Mesit

Barcelona e mposhti PSV Eindhovenin në ndeshjen e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve të martën në “Camp Nou”, me Lionel Messin që shkëlqeu me het-trikun e tij të tetë...