Vuçiç 'vuan' nga sklerozë, harron çfarë ka nënshkruar Serbia në Bruksel

E mërkurë, 11 Prill 2018 15:08

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duket se është duke vuajtur nga skleroza, një sëmundje e shpeshtë e harresës.

Ai në një intervistë për RTS ka gënjyer publikisht se e di përmend marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, që flasin për themelimin e Asociacioni i Komunave me shumicë serbe (ASK).

Sipas tij, në këto marrëveshje askund nuk figuron që ASK duhet të themelohet, bazuar në ligjet e Kosovës. Por, një shikim në nenet e para të Marrëveshjes së Parë të Parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës edhe Serbisë e demantojnë pohimet e tij.

Në nenin 4 të Marrëveshjes së Parë të Parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës edhe Serbisë thuhet se “Në përputhje me kompetencat e parapara me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjin e Kosovës komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejt të bashkëpunojnë në ushtrimin kolektiv të kompetencave të tyre përmes Bashkësisë/Asociacionit…”.

Vuçiç ka akuzuar Bashkimin Evropian, që përmes zëdhënëses Maja Kocijançiç ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Jam i befasuar me një deklaratë të tillë. 100 herë e kam thënë në Bruksel se Asociacioni themelohet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Dua të na tregojnë se ku është e shkruar kjo gjë në marrëveshjen e Brukselit, unë e di përmendësh Marrëveshjen e Brukselit, ju mund ta gjeni atë në faqen e Qeverisë, të presidentit, të zyrës për Kosovë, një gjë e tillë nuk shkruhet askund”, tha presidenti serb për RTS mbrëmjen e së martës.

Por, duket se Vuçiç asnjëherë nuk i ka lexuar marrëveshjet që vet Serbia i ka nënshkruar, sidomos nenet e para të tyre ose mund të ketë kapluar sëmundja e harresës.

Në Parimet e Përgjithshme të ASK-së qysh në nenin e parë thuhet se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një bashkësi i komunave siç parashihet me marrëveshjen e parë, ligjin mbi ratifikimin e marrëveshjes së parë dhe ligjet e Kosovës. RTK

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

23 të arrestuar për trafik droge, ka edhe shqiptarë

Aktualitet

23 të arrestuar për trafik droge, ka edhe shqiptarë

Policia greke ka asgjësuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Në pranga janë vënë 23 persona, 10 grekë dhe 13 të huaj, mes tyre shumica shqiptarë. Rrjeti vepronte në Zakynthos...

Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

Globi

Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

U lirua nga burgu, por lirinë nuk mundi ta gëzonte më shumë se disa minuta. Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, u burgos menjëherë pasi u lirua nga burgu ku...

“E konsideroja si vëlla, derisa më përdhunoi për 12 ditë” Rrëfimi rrëqethës i shqiptares

Aktualitet

“E konsideroja si vëlla, derisa më përdhunoi për 12 ditë” Rrëfimi rrëqethës i shqiptares

Miqësia është e shenjtë dhe e shtrenjtë, por jo në të gjitha rastet. Një vajzë nga Lezha, por prej kohësh banuese në Tiranë, ka rrëfyer për JOQ.al dramën e saj, teksa shoku...