Pas vizitës në Ohër, Kotzias takim me Behgjet Pacollin dhe presidentin Hashim

E Enjte, 12 Prill 2018 12:19

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ndaloi në Maqedoni mëngjesin e kësaj të enjteje, përpara se të udhëtojë drejt Prishtinës, ku do të pritet nga kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, dhe presidenti Hashim Thaçi.

Shefi i diplomacisë greke u takua në Ohër me homologun e tij maqedonas, Nikola Dimitrov, për të diskutuar sërish rreth çështjes së emrit.

Vizita e tij është vazhdë e kornizës së dialogut të vazhdueshëm mes dy zyrtarëve të lartë dhe përpjekjeve për kapërcimin e dallimeve mbi çështjen bllokuese të “Emrit”, por edhe avancimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Përpara kësaj ndalese, Kotzias ishte në Beograd, ku deklaroi në një konferencë për shtyp se Athina nuk e ka njohur në mënyrë diplomatike Kosovën dhe nuk ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë në të ardhmen.

Ai sqaroi vetëm se ajo që do të hapet në një moment të caktuar, sipas një marrëveshjeje të hershme nga qeveritë e mëparshme greke, është një Zyre Tregtare e Kosovës në Athinë, e cila nuk do të përbëjë një përfaqësim diplomatik.

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 12:24

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Haradinaj kërkon që liberalizimi i vizave të futet në axhendën e BE-së

Bota Shqiptare

Haradinaj kërkon që liberalizimi i vizave të futet në axhendën e BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot mori pjesë në takimin e mëngjesit, së bashku me liderë tjerë, të ftuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, në kuadër të Forumit...

Momentet e vështira të një babai

Globi

Momentet e vështira të një babai

Një baba është fotografuar në momentet e tij më të vështira. 48-vjeçari Ilhami Korkmaz ka tërhequr të dielën nga morgu trupin e vajzës së tij 15-muajshe, e cila u rrah...

Këngëtarja shqiptare puth malazezin live në emision

Show-biz

Këngëtarja shqiptare puth malazezin live në emision

Këngëtarja shqiptare puthet me malazezin, e vërshojnë me komente Arilena Ara ka qenë e ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit, ku ka folur për projektet e saj më të fundit muzikore. Ndër...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!