Merkel: Bisedimet me Vuçiq, të gjendet zgjidhje për Kosovën

Premte, 13 Prill 2018 15:29

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Sebia është vend i rëndësishëm i rajonit me të cilin Gjermania punon ngushtë.

"Serbia ka rol kyç edhe sa i përket Kosovës, edhe sa i përket Bosnje dhe Hercegovinës", tha Merkel, pas takimit me presidentin serb, në Berlin.

Përpara zhvillimit të takimit me dyer të mbyllura, Merkel tha se dëshiron që "këto bisedime t'i kontribuojnë gjetjes së një zgjidhjeje për Kosovën, edhe pse kjo nganjëherë mund të jetë e vështirë".

Nga ana tjetër, Vuçiq tha se Serbia është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit dhe se çdo konflikt i mundshëm në Ballkan do t'i kthente të gjitha vendet në rajon prapa për 100 vjet.

"Do të bëjmë gjithçka të mundur për të shmangur tensionet, konfliktet apo destabilizimin e rajonit",  u shpreh Vuçiq.

Sipas tij rruga evropiane është jetike për Serbinë dhe se ajo do të duhet të marrë "një numër vendimesh të vështira nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së".

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Haradinaj: Këtë vit do ta marrim vendimin për liberalizimin e vizave

Bota Shqiptare

Haradinaj: Këtë vit do ta marrim vendimin për liberalizimin e vizave

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se këtë vit do të marrim liberalizimin e vizave. Këto komente Haradinaj i bëri në hapjen e dytë të Konventës së Veshmbathjeve...

Maradona tregon se përse Perez largoi CR7-ën nga Reali

Sport

Maradona tregon se përse Perez largoi CR7-ën nga Reali

Legjenda e futbollit në Argjentinë, Diego Armando Maradona, tregon arsyet që çuan presidentin e Real Madrid-it, Florentino Perez të shiste Cristiano Ronaldo-n te Juventus. “CR7 bëri mirë që iku. Dha gjithçka...

Shkencëtarët do të votojnë për ndryshimin e parë në njësinë matëse ‘kilogram’, pas një shekulli

Aktualitet

Shkencëtarët do të votojnë për ndryshimin e parë në njësinë matëse ‘kilogram’, pas një shekulli

Kilogrami është një nga njësitë matëse më të rëndësishme dhe më të përdorura gjerësisht në botë. Dhe sërish përkufizimi i kilogramit është gati për të ndryshuar rrënjësisht. Të premten, më 16 nëntor...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!