Për bllokimin e +383, Kosova po konsultohet me ndërkombëtarët

Hënë, 11 June 2018 09:59

 Implementimi i kodit shtetëror të Kosovës +383 ishte paraparë të përfundonte në fillim të këtij muaji.

Mirëpo Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike Postare (ARKEP) me kërkesë të operatorëve e ka shtyrë implementimin deri më datën 31 tetor. Në rast se ky afat nuk do të zbatohet ky institucion ka paralajmëruar dënime për operatorët në pajtueshmëri me Ligjin për Komunikime Elektronike.
Kodi i Monakos +377 dhe ai i Sllovenisë +386 ende nuk janë larguar në tërësi nga përdoruesit e telefonisë mobile në Kosovë.
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike Postare ka paralajmëruar 31 tetorin si afat përfundimtar për heqjen e këtyre kodeve nga përdoruesit e telefonisë mobile.
Kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka paralajmëruar se nëse kjo datë nuk do të respektohet nga operatorët do të ketë penalti për operatorët në pajtueshmëri me Ligjin për Komunikime Elektronike.
“Afati i fundit i dhënë nga ARKEP-i për implementimin e kodit +383 në kuptimin në largimin e kodeve aktuale +386 dhe +377 është data 31 tetor dhe ky do të jetë afati i fundit i përcaktuar. Në rast të moszbatimit të këtij afati do të ketë penalti ose dënime për operatorët në pajtueshmëri me Ligjin për Komunikime Elektronike”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka thënë se implementimi i kodit shtetëror të telefonisë po bëhet në pajtueshmëri me planin e migrimit me kodin +383 të përgatitur nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike Postare, në konsultim me operatorët.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Globi

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Policia franceze ka qëlluar për vdekje autorin e dyshuar të sulmit të së martës në Strasburg, ku 3 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Viktima është 29-vjeçari Cerif...

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Aktualitet

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Profesori i njohur Edmond Tupja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke komentuar për protestën e studentëve, tha se situata ku ndodhet vendi është në tatëpjetë. Tupja: Sipas një...

Ti, Profesor !...

Aktualitet

Ti, Profesor !...

- Meditime rreth portretit të kolegut tonë, Profesorit model Ali Shashai – Të dielën, më 8 dhjetor, ne të dhamë lamtumirën e fundit ty, Profesor Aliu, njeriu ynë fisnik, familiari i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!