Pllakë memoriale për ushtarët e KFOR-it të rënë në Kosovë

Tuesday, 12 June 2018 11:53

Me një ceremoni të organizuar nga shteti, është bërë zbulimi pllakës memorialë për ushtarët e KFOR-it të cilat kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë.

Zbulimi i pllakës është bërë nga ndihmës asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza i cili është duke qëndruar sot në Kosovë së bashku me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Në fjalimin e tij, Manza tha se KFOR-i në bazë të mandatit të tij në kuadër të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i suksesshëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s më kërkoi t’i them disa mesazhe në emër të tij. Siç e dini, NATO ka udhëhequr misione paqeruajtëse për rreth 19 vite me radhë.  Sipas mandatit të tij, në bazë të rezolutës 1244, KFOR-i vazhdon të jetë i suksesshëm në këtë mision. Në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s më lejoni të theksoj falënderimin për këtë monument sot në Prishtinë”, u shpreh Manza.

Ai shtoi se gjithë kjo arritje e këtij misioni do të ishte thuajse e pamundur pa ndihmën edhe të popullit të Kosovës, për të cilin ai shprehi falënderime. Tutje, Manza tha se populli kosovar duhet të jetë krenarë për atë që kanë arritur, dhe se KFOR-i do të vazhdojë përkushtimin e tij në sigurimin e paqes në Kosovë.

“Kosovarët duhet të jenë krenarë për atë që kanë arritur. Ne do të mbetemi  të përkushtuar në Kosovë, do të vazhdojmë që të bëjmë një gjë të tillë edhe për në vitet në vijim”, tha  Manza.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pas kapjes së dy Toyotave, Banka e Shqipërisë blen euro

Aktualitet

Pas kapjes së dy Toyotave, Banka e Shqipërisë blen euro

anka e Shqipërisë blen euro, pas kapjes së dy Toyotave, ndërhyn sërish në treg 15:09, 25/06/2018   Një ditë pas kapjes në Portin e Durrësit të dy automjeteve Toyota me 3.4 milionë euro, Banka...

Formacionet zyrtare/ Arabi Saudite-Egjipti, loja për vendin e tretë të grupit

Sport

Formacionet zyrtare/ Arabi Saudite-Egjipti, loja për vendin e tretë të grupit

Turneu i Botërorit hyn sot në raundin e fundit të fazës të grupeve, ku Grupet A dhe B vendosin sot kryesuesit e tyre. Tek grupi A është vendosur gjithçka, ku Egjipti...

Interneti në shtëpi, arrin në 314 mijë numri i të abonuarëve

Aktualitet

Interneti në shtëpi, arrin në 314 mijë numri i të abonuarëve

Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse i është kthyer rritjes me ritme të larta në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve...