Kush është gazetari serb që po e kërkon Vuçiç, jeton në Kosovë

Hënë, 25 June 2018 09:13

Ivan Maksimovic’it, gazetar serb që jeton në Mitrovicën Veriore, i ka dalë problem me ligjin pasi ndaj tij është ngritur aktakuzë në Beograd.

Por Maksimovic ka një histori të veprimit të tij në Kosovë, që lidhet me militantizëm fetar dhe punon për mediumin nacionalist serb KIM novine, shkruan gazetametro.net.

E pikërisht veprimtaria e tij, po do ta çojë para drejtësisë serbe, pasi ky i fundit e ndërroi diskursin ndaj njerëzve që dikur i përkrahu.

Maksimoviç që dikur i dilte në krah Aleksandar Vuçiç e partive serbe, madje dhe atyre nacionaliste, kohëve të fundit u la anash nga krerët serbë. Ky i fundit duket se nuk e ka duruar këtë neglizhencë, dhe menjëherë ka nisur të thumbojë dhe kritikojë ashpër presidentin serb dhe partitë serbe në Kosovë si SNS dhe Lista Serbe.

Gazetari serb shkruajti para disa kohësh rreth Vucic’it, duke titulluar “A ekziston për Vucicin zgjidhje tjetër përveç fishekut”. Ky artikull dhe të tjerë të ngjashëm, nuk i pëlqyen Aleksandar Vucic dhe partive serbe të Kosovës, të cilët nisën ‘luftën’ ndaj gazetarit nacionalist.

Kështu, kjo u bë arsye pse organi serb i akuzës ngriti aktakuzë ndaj tij për cënim të sigurisë, duke cituar fjalët e gazetarit në këtë artikull.

Sidoqoftë, ngritja e aktakuzës serbe ndaj një serbi me shtetësi kosovare, është bërë temë edhe në Kosovë. Dikush po e konsideron si vazhdë e qasjes së mohimit të shtetësisë kosovare nga shteti serb, pasi nuk erdhi asnjë kërkesë nga shteti serb në drejtim të atij kosovar për ekstradimin e gazetarit.gg_1529910554-1581617.jpg

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rrëzohet palma dhe zë çiftin e bashkëshortëve poshtë, vdes burri

Globi

Rrëzohet palma dhe zë çiftin e bashkëshortëve poshtë, vdes burri

Rrëzimi i një peme ka rezultuar fatale për një çift në Selanik. Burrë dhe grua po punonin në kopshtin e oborrit të shtëpisë, kur një palmë aty u rrëzua duke...

Artan Fuga: Të shkarkohen nëpunësit e ministrisë në Bordet Administrative

Aktualitet

Artan Fuga: Të shkarkohen nëpunësit e ministrisë në Bordet Administrative

Akademiku dhe profesori Artan Fuga, një nga zërat që ka mbështetur që në krye të herës protestën e studentëve ka kërkuar shkarkimin e anëtarëve të Bordeve Administrative në universitetet shqiptare...

Teknikë ushtarake për të fjetur në dy minuta

Aktualitet

Teknikë ushtarake për të fjetur në dy minuta

Ndërsa disa njerëz arrijnë ti zejë gjumi sapo vënë kokën në jastëk, të tjerët përpëliten sa në një krah në krahun tjetër, duke luftuar me pagjumësinë. Nëse ju shtriheni në shtrat...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!