Kjo është arsyeja pse po kërcënohen e po largohen serbët nga FSK-ja

Tuesday, 10 July 2018 08:54

Ka arritur në 40 numri i pjesëtarëve të komunitetit serb që kanë kërkuar largim nga Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK)

Largimi i tyre po shihet si strategji e Serbisë për pengimin e formimit të ushtrisë së Kosovës.

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë presidenti Hashim Thaçi, i cili tha se largimi i tyre është i organizuar, por se as kjo dhe askush tjetër nuk mund ta pengojë formimin e ushtrisë.

Në anën tjetër, pala serbe vazhdon të insistojë se Kosova s’mund ta formojë ushtrinë e saj.

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin deklaroi se pa 10% të pjesëmarrjes serbe s’mund të formohet ushtria.

Ndërsa Ministria e FSK-së ka deklaruar për “Zërin” se ndonëse çdo pjesëtar ka të drejtë të largohet nga FSK-ja, largimi i serbëve nuk po bëhet me dëshirë.

Ata thonë se shqetësimi i MFSK-së është se qytetarët s’po mund të vendosin lirshëm.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për ketë javë

Aktualitet

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për ketë javë

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta vazhdojnë të mbizotërojnë në vendin tonë, ndërsa sipas parashikimit të sinoptikanëve të Meteoalb nesër do ketë reshje dhe vranësira kalimtare në zonat malore...

Foto/ ‘Vendi është kthyer në vatër epidemie, taksat shkojnë në xhepat e rilindësve’

Politikë

Foto/ ‘Vendi është kthyer në vatër epidemie, taksat shkojnë në xhepat e rilindësve’

Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka publikuar disa foto në “facebook” e tij nga fshati Bishqethëm në qytetin e Lushnjës ku duket se hedhja e plehrave është një vatër...

Live/ Kroatët i bëjnë pritje madhështore nënkampionëve të botës

Sport

Live/ Kroatët i bëjnë pritje madhështore nënkampionëve të botës

Kombëtarja e Kroacisë ka mbërritur në Zagreb pas finales historike ndaj Francës. Në rrugët e kryeqytetit kroat nuk ka munguar pritja e ngrohtë dhe madhështorë nga tifozët e të cilët kanë...