Irlanda do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në BE dhe OKB

E mërkurë, 11 July 2018 07:01

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha ka pritur sot në një takim, ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Irlandës, Paul Kehoe, transmeton "Zëri.info". 

Sipas njoftimi të MFSK-së, në takimin e përbashkët në mes të dy delegacioneve, ministri Berisha së bashku me ministrin e Republikës së Irlandës, Kehoe biseduan për bashkëpunimin e dyanshëm në mes të Kosovës dhe Republikës së Irlandës, MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Irlandës si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
“Ministri Rrustem Berisha, ka falënderuar ministrin e Republikës së Irlandës Paul Kehoe për bashkëpunimin e deri tashëm dhe për ndihmën që Irlanda ka dhënë dhe po jep për Kosovën, duke e njoftuar me zhvillimet e përgjithshme në Ministri dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Pas takimit të dy ministrat dhanë nga një deklaratë për media. Ministri i FSK-së zoti Rrustem Berisha në fjalën e tij ndër të tjera tha: “Patëm nderin dhe kënaqësinë që ta presim ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Irlandës,  Paul Kehoe të cilin e njoftuan në pika të shkurta me të arriturat e FSK-së, me progresin e FSK-së, sidomos me integrimin e komuniteteve jo shumicë, pjesëmarrjen e gjinisë femërore në strukturat e FSK-së, me objektivat dhe synimet tona si dhe me procesin e transformimit të FSK-së në FAK. Në të njëjtën kohë e falënderuam ministrin e mbrojtjes Kehoe, për mbështetjen dhe për përkrahjen që na kanë dhënë në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe sidomos pas luftës, e që vazhdojnë të japin edhe tani në kuadër të KFOR-it. Gjithashtu e falënderuam ministrin për faktin që Irlanda ka qenë ndër të parët që e ka njohur pavarësinë Kosovës. Biseduam edhe për avancimin e bashkëpunimit të dy ministrive në fushën e sigurisë dhe për modelet e bashkëpunimit, dhe se shumë shpejtë do ta nënshkruajmë memorandumin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive në fushën e sigurisë”.
Ndërsa, ministri i Republikës së Irlandës, Paul Kehoe falënderoi ministrin Berisha për pritjen e përzemërt dhe para mediave ndër të tjera deklaroi: “Jam i nderuar që jemi siç e përmendi ministri Berisha, ndër vendet e para që kemi njohur Pavarësinë e Kosovës. Është vizita e ime e parë në Kosovë, qëllimi i saj ishte vizita e pjesëtarëve të KFOR-it Irlandez, gjithashtu kam nderin që të jem këtu në mesin e juaj. Me ministrin biseduam për çështje të ndryshme siç është liberalizimi i vizave, integrimi në Bashkimin Evropian, në Kombet e Bashkuara etj.
Ne do të ju afrojmë ndihmën tonë të pakursyer në këto procese, dhe do të jemi gjithmonë pranë jush posa ti plotësoni kërkesat relevante. Gjatë rrugëtimit e pashë që Kosova ka një të ardhme të ndritshme bazuar në progresin e bërë. Me ministrin biseduam edhe për avancimin e bashkëpunimit, veçanërisht në përgatitjen e memorandumin të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive”.

Modifikuar më E mërkurë, 11 July 2018 07:07

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Narkopolicia e Rinasit ndëshkon pasagjerët për llogari të Taulant Ballës

Aktualitet

Narkopolicia e Rinasit ndëshkon pasagjerët për llogari të Taulant Ballës

Ish Kryeministri Berisha ka bërë publik një mesazh që ka mbërritur në adresen e tij nga një qytetar anonim dhe ku denoncohet sjellja e paprecedent e policisë së Rinasit kur...

Çfarë do të bënte Muharrem Hoxha me Fadil Hasën para lajmit të hidhur

Aktualitet

Çfarë do të bënte Muharrem Hoxha me Fadil Hasën para lajmit të hidhur

Aktori i humorit Fadil Hasa ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 78 vjeçare. Miku i tij Muharrem Hoxha, i përlotur ka treguar për Balkanweb si e mori vesh lajmin...

Video/ Ujërat e zeza mbulojnë Rrugën e Kombit

Aktualitet

Video/ Ujërat e zeza mbulojnë Rrugën e Kombit

Familjet, të cilat kanë banesat mbi “Rrugën e Kombit”, vazhdojnë të shkarkojnë ujrat e zeza mbi parmakët anësorë të rrugës. Përveç rrezikut që krijohet nga lagështia, ujërat e zeza, të cilat...