Serbia anulon takimin e dialogut teknik me Kosovën

E Enjte, 12 July 2018 07:09

Serbia ka anuluar pjesëmarrjen në dialogun teknik Kosovë –Serbi, i paraparë të mbahej në Bruksel më 13 korrik për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për energji.

Shefi i ekipit negociator të Kosovës për dialogun, Avni Arifi, ka konfirmuar për KTV-në se pala serbe ka anuluar pjesëmarrjen në këtë takim tre palësh.
“Anulimi i takimit është edhe një dëshmi i radhës dhe dëshmon se Serbia me çdo kusht po insiston të bllokojë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për energji”, ka thënë Arifi.
Ai ka shtuar se nuk e di arsyen e refuzimit të këtij takimi nga pala serbe, por ka thënë se pala serbe vazhdon të jetë destruktive në dialog.
Në ftesën e BE-së për këtë takim drejtuar të dyja palëve, thuhet se situata aktuale me devijime të përsëritura të frekuencave nga zona e kontrollit të Serbisë dhe Kosovës nuk është e qëndrueshme për stabilitetin e sistemit energjetik të Evropës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Çfarë do të bënte Muharrem Hoxha me Fadil Hasën para lajmit të hidhur

Aktualitet

Çfarë do të bënte Muharrem Hoxha me Fadil Hasën para lajmit të hidhur

Aktori i humorit Fadil Hasa ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 78 vjeçare. Miku i tij Muharrem Hoxha, i përlotur ka treguar për Balkanweb si e mori vesh lajmin...

Video/ Ujërat e zeza mbulojnë Rrugën e Kombit

Aktualitet

Video/ Ujërat e zeza mbulojnë Rrugën e Kombit

Familjet, të cilat kanë banesat mbi “Rrugën e Kombit”, vazhdojnë të shkarkojnë ujrat e zeza mbi parmakët anësorë të rrugës. Përveç rrezikut që krijohet nga lagështia, ujërat e zeza, të cilat...

Përcillen  së bashku çifti i vrarë në Shkodër

Aktualitet

Përcillen së bashku çifti i vrarë në Shkodër

Mesditën e sotme janë përcjellë në banesën e fundit Boran Bercana dhe Silva Ndoci, respektivisht 30 dhe 24 vjeç.  Siç ishte paralajmëruar, familjet e dy të rinjve kanë kryer vetëm një...