Sputnik: Nga mesazhet e NATO-s më së shumti u godit Serbia

Premte, 13 July 2018 07:07

Udhëheqësit e NATO-s kanë theksuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të veçantë strategjike për Aleancën.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, kanë thënë udhëheqësit e Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke shtuar se do të punojnë ngushtë me vendet e rajonit për këtë qëllim, shkruan ‘Sputnik’.
Po ashtu, u tha se NATO mbështet krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe theksuan se forcimi i marrëdhënieve të NATO-s dhe Serbisë është i dobishëm për Aleancën, Serbinë dhe gjithë rajonin. Ata gjithashtu theksuan se e mbështesin vazhdimin e dialogut dhe përfundimin e tij me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net.
Sipas dekanit të Fakultetit të Sigurisë të Banja Lukës, Predrag  Çeraniq, krerët e NATO-s dërguan katër mesazhe të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor.
Mesazhi i parë iu drejtua Serbisë duke mbështetur krijimin e forcave të sigurisë së Kosovës. Sipas, Çeraniq me këtë deklaratë Aleanca doli nga korniza e Rezolutës 1244.
“Mesazhi i dytë sqaron se NATO është angazhuar për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor duke nënkuptuar se të gjitha vendet janë nën ombrellën e Aleancës. Pra stabiliteti është nëse jeni në NATO, nëse nuk jeni atëherë nuk do të jeni të qëndrueshëm”,  ka thënë Çeraniq.
Ai ka theksuar se mesazhi i tretë i referohet Bosnje dhe Hercegovinës dhe zgjedhjeve që ish republika jugosllave pritet t’i mbajë në tetor.
“NATO po e deklaron veten si një organizatë politike që kujdeset për zgjedhjet dhe thekson interesin për t’i ndjekur nga afër. Ka organe të tjera ndërkombëtare që lidhen me procedurën demokratike zgjedhore siç është OSBE, por këtu NATO është ekspozuar si një organizatë eksplicite politike”, ka konsideruar Çeraniq.
Interesi i Aleancës në inventarizimin e pronës ushtarake është mesazhi i katërt i dërguar nga Brukseli.
“Deklarata nga udhëheqësit e NATO-s pas samitit të Brukselit bëri të qartë se Aleanca e trajton Bosnje dhe Hercegovinën si anëtare të Traktatit të Atlantikut të Veriut ndërsa ata qëllimisht injorojnë pikëpamjet e institucioneve të Republikës Serbe mbi neutralitetin ushtarak”.
Duke marrë parasysh tonin e deklaratës, rezulton se Bosnja dhe Hercegovina tashmë është bërë anëtare e NATO-s, ka shtuar Çeraniq, pavarësisht deklaratës së Asamblesë së Republikës Serbe për neutralitetin ushtarak.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Aktualitet

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Rreth 80 000 lekë të reja i ka kushtuar buxhetit të shtetit uniforma për një punonjës të “Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”; nga këto rreth 70 000 lekë të reja...

LAJM I FUNDIT/ Vrasje në Tropojë

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Vrasje në Tropojë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Tropojë. Nga të dhënat e para dyshohet se ka mbetur i vrarë një person në rrethana ende të paqarta. Policia...

Duhet bashkim historik rreth PD kundër  krimit dhe korrupsionit në qeveri dhe politikë

Politikë

Duhet bashkim historik rreth PD kundër krimit dhe korrupsionit në qeveri dhe politikë

Nga Naim Hasani Dega e Partisë Demokratike në Britani të Madhe përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha dhe Kryetarit të Partisë për Drejtësi...