Terrorizmi, Italia dëbon shqitarin, maqedonasin dhe dy shtetas të tjerë

E Enjte, 09 August 2018 11:39

Katër shtetas të huaj janë dëbuar nga Italia për motive të sigurisë së shtetit. Bëhet e ditur se mes tyre një është me kombësi franceze, 28 vjeçar, i konvertuar në islamin radikal. 

Forcat e rendit kanë bërë të ditur se i riu mbahej prej kohësh nën vëzhgim pasi ishte futur në listën e personave të rrezikshëm. 

Edhe pse nuk konsiderohej si person me probleme psikike, antiterrorizmi e kishte vendosur nën kontroll për shkak të besimit fanatik që ai kishte shfaqur.

 Të dëbuarit e tjerë janë një shtetas tunizian 45 vjeçar, një maqedonas 39 vjeçar dhe një 37 vjeçar nga Kosova. Në total janë 74 personat e larguar nga italia për të njëjtin motiv në këtë vit. ndërsa nga viti 2015 numri shkon në 311 të dëbuar

 Bëhet e ditur se tuniziani ishte dënuar në Rexhio Emilia dhe mbahej nën mbikqyrje në qeli, pasi ishte prezantuar si lider i besimit islamik. 

 Madje ai akuzohet dhe si protagonist i konflikteve të ndodhura në burg. 
 

39 vjeçari me kombësi maqedonase ishte po ashtu i dënuar në Siene nën akuzën e dhunës në familje. Edhe ai ishte nen monitorim. Ai ishte i dyshuar se i përkiste një organizata paramilitare aktive në konfliktet në Ballkan.


I larguari i fundit është 37 vjeçari nga Kosova, i cili ishte rezident në Bolonja. ai ishte vendosur nën kujdesin e hetuesve në vitin 2010, pasi kishte marrë pjesë në një konferencë të së ashtuquajturës Unioni i Shqiptarëve mysliman në Itali.  Po ashtu mediat raportojnë se ishte ndaluar së fundi për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Madje në qeli ai kishte manifestuar shenja të besimit radikal.  

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Globi

Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo emëroi sot këshilltarin e lartë të politikës, Brian Hook, si përfaqësues special për Iranin. Ky veprim erdhi pasi administrata Trump është përgatitur për...

Vëllai i Leo Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, por ...

Sport

Vëllai i Leo Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, por ...

Matias Messi, vëllai i madh i yllit të Barcelonës dhe të Argjentinës, Lionel Messi, është dënuar për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit. Messi ka marrë një dënim me burg...

Çfarë pe në fillim? Mund të zbulojë shumë për ju

Lifestyle

Çfarë pe në fillim? Mund të zbulojë shumë për ju

Hidhini një sy fotos, ajo që do shikoni në fillim zbulon diçka për ju VajzëNëse je një grua dhe ke parë imazhin e vajzës në fillim, atëherë je gati për gjëra...