Thaçi emëron të dënuarin për korrupsion në Serbi anëtar të Gjykatës Kushtetuese

E Enjte, 09 August 2018 21:19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, emëroi të enjten pesë anëtarë nga nëntë anëtarë që ka gjithsej të Gjykatës Kushtetuese e Kosovës, në mesin e të cilëve edhe një gjykatës serb, për të cilin pohohet se ka ikur nga Serbia për të shmangur një dënim me heqje lirie nën akuzat për korrupsion.

Radomir Laban, në muajin maj kishte marrë votat e 71 deputetëve të parlamentit të Kosovës për të shërbyer në Gjykatën Kushtetuese si përfaqësues i komunitetit serb.

Organizatat për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues të opozitës reaguan atëbotë ndaj vendimit të parlamentit, duke kërkuar verifikimin e të votuarit.

Atëkohë zyra e presidentit Thaçi tha se “për shkak të dyshimeve të ngritura për të kaluarën e z. Laban, Presidenti i Republikës se Kosovës nuk do ta bëj dekretimin e tij, derisa organet kompetente të sigurisë dhe drejtësisë nuk e bëjnë verifikimin e plotë”.

Nuk pati ndonjë shpjegim nga zyra e presidentit nëse kjo ka ndodhur, por emri i gjyqtarit vazhdon të jetë në listën e të kërkuarve nga Beogradi.

Sipas autoriteteve në Serbi, Radomir Laban, ish zyrtar i doganave, ishte dënuar në vitin 2012 me gjashtë vjet heqje lirie, si pjesë e një grupi prej shtatë doganierësh dhe dhjetë afaristësh të akuzuar për kontrabandë milionëshe.

Modifikuar më E Enjte, 09 August 2018 21:41

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Globi

Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo emëroi sot këshilltarin e lartë të politikës, Brian Hook, si përfaqësues special për Iranin. Ky veprim erdhi pasi administrata Trump është përgatitur për...

Vëllai i Leo Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, por ...

Sport

Vëllai i Leo Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, por ...

Matias Messi, vëllai i madh i yllit të Barcelonës dhe të Argjentinës, Lionel Messi, është dënuar për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit. Messi ka marrë një dënim me burg...

Çfarë pe në fillim? Mund të zbulojë shumë për ju

Lifestyle

Çfarë pe në fillim? Mund të zbulojë shumë për ju

Hidhini një sy fotos, ajo që do shikoni në fillim zbulon diçka për ju VajzëNëse je një grua dhe ke parë imazhin e vajzës në fillim, atëherë je gati për gjëra...