Isa Mustafa kundër Thaçit: Jo shkëmbim të territoreve me Serbinë

Premte, 10 August 2018 19:03

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është një retorikë shterpe, ndonëse e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Mustafa thotë se rihapja e çështjes së Kosovës është e barabartë me rihapjen e pavarësisë. Sipas tij, këtë nuk ka të drejtë ta bëjë askush dhe se me Serbinë na nevojitet marrëveshje për njohje reciproke, në kufijtë në të cilët Kosova ka shpallur pavarësinë dhe është njohur ndërkombëtarisht.

“Nevojitet normalizim i marrëdhënieve dhe fqinjësi e mirë”, deklaroi Mustafa. Ai thotë se as presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e as kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt, nuk u besohet.

“Është një retorikë shterpe, por e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Njëri premton se e marrim Luginën e Preshevës dhe nuk japim asgjë, e tjetri se korrigjimi i kufijve shkakton luftë, por të gjithë qeverisin bashkërisht, së bashku i ndajnë rolet, së bashku paraqiten në Bruksel dhe bashkërisht mundohen të mashtrojnë opinionin. Nuk i besohet as njërit e as tjetrit”, ka deklaruar Mustafa në një intervistë për Koha.net

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përplasen dy kamionë në Librazhd

Aktualitet

Përplasen dy kamionë në Librazhd

Një aksident mësohet të ketë ndodhur në hyrje të qytetit të Librazhdit, ku dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se nga ky aksident dyshohet se ka mbetur...

​Reagimi i Pogbës në Twitter pas shkarkimit të Mourinhos

Sport

​Reagimi i Pogbës në Twitter pas shkarkimit të Mourinhos

Pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, ylli i skuadrës angleze, Paul Pogba, e ka tallur portugezin në Twitter, duke e postuar një fotografi. Pogba dhe...

Zlatan Ibrahimovic i jep fund fjalëve, konfirmon të ardhmen

Sport

Zlatan Ibrahimovic i jep fund fjalëve, konfirmon të ardhmen

Prej ditësh është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të lajmeve që e çojnë në disa prej klubeve më të rëndësishme të Evropës. Por Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë fund...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!