Haradinaj: Kosova të kthehet në kontribuuese për sigurinë e vet dhe të rajonit

Hënë, 20 August 2018 11:52

Kosova ka nevojë për Strategji të sigurisë që i përgjigjet një shteti që i merr përgjegjësitë për vete dhe që bëhet kontribuuese e sigurisë në vend dhe rajon.

Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës i cili mori sot pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës, strategji kjo që llogaritet si dokumenti më i rëndësishëm për sigurinë e një vendi dhe i cili integron të gjitha dokumentet e mekanizmave që e trajtojnë këtë temë.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova si shtet në çdo etapë të zhvillimit të saj ka reflektuar në aspektin e sigurisë, me dokumente dhe plane vepruese, të institucioneve të sigurisë.

Më tej ai tha se që nga marrja e përgjegjësive në fushën e sigurisë Kosova ka dëshmuar përkushtimin si në rendin publik, në inteligjencë, në dogana dhe në institucione tjera.

Duke e vlerësuar si dokumentin më të rëndësishëm në fushën e sigurisë, Haradinaj tha se kjo Strategji duhet të reflektojë dhe të përfshijë të gjitha hallkat e sigurisë në të tashmen, por edhe objektivat që i ka Kosova për të ardhmen.

“Mendoj se është koha e duhur që të punojmë një Strategji të sigurisë që i përgjigjet një shteti që i merr përgjegjësitë për vete, për siguri, njëkohësisht duke përfshirë në këtë strategji jo vetëm kontributin tonë si vend dhe të institucioneve të vendit, por edhe kontributin e partnerëve, për shkak se strategjia si qëllim na bashkon me partnerët tanë”, tha kryeministri Haradinaj, dhe shtoi se qëllimi i strategjisë është që nga konsumues të sigurisë, Kosova të kthehet në kontribuuese për sigurinë e vet dhe të rajonit.

Duke folur rreth strategjisë së mëhershme, kryeministri Haradinaj tha se strategjia e vitit 2010, na shërben si njohje dhe si bazë, por tani duhet të përfshihen edhe Forcat e Armatosura të Kosovës, doktrina vetëmbrojtëse si çdo vend tjetër, në të njëjtën kohë të integrohet edhe agjenda e integrimit në mekanizmat e sigurisë, që është NATO.

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga anëtarët e Grupit punues që të jenë sa më konkretë, pasi që kjo është strategjia më e rëndësishme për sigurinë në vend.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arratisja e Gruevskit, dyshime për përfshirjen e Mickovskit

Bota Shqiptare

Arratisja e Gruevskit, dyshime për përfshirjen e Mickovskit

Ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria do të kërkohet përmes Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Kjo pasi dy vendet nuk kanë marrëveshje për ekstradim. Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet nëse Nikolla...

Çfarë duhet të bësh të dielën në mbrëmje që të zgjohesh energjike të hënën në mëngjes?

Lifestyle

Çfarë duhet të bësh të dielën në mbrëmje që të zgjohesh energjike të hënën në mëngjes?

Mbrëmjet e së dielës janë totalisht relaks për t’u marrë me veten. Pra, nëse gjatë ditës ke qenë në plazh apo edhe duke takuar miqtë, që të ndihesh e freskët...

Kosova e Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

Bota Shqiptare

Kosova e Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, vlerësohet në mënyra të ndryshme nga palët në negociata. Kryesisht...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!