Plani Thaçi - Vuçiç për ndarje, vijon entuziazmi nga televizionet serbe

Hënë, 20 August 2018 11:58

Këto ditë televizionet e Serbisë kanë filluar që në edicionin e lajmeve të shfaqin më të zgjeruar hartën e Serbisë. Tashmë, në ekrane, Serbisë i është bashkuar Republika Serbe dhe Veriu i Kosovës. Ky duket të jetë hapi i parë i implementimit të idesë së liderëve serbë dhe presidentit Hashim Thaçi, për t’i lëvizur kufijtë.

Pjesë e hartave që shfaqen në televizionet serbe është bërë tashmë edhe Republika Srspka e Bosnjës dhe Veriu i Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Lajmet e mbrëmjes në televizionin "Prva" janë shoqëruar me hartën e një "Serbie të madhe". “Çfarë po shfaqet në lajmet e mbrëmjes në Serbi këto ditë: hartat që duken sikur Serbia ka aneksuar Republikën Srpska dhe Veriun e Kosovës”, ka shkruar në Twitter, Jasmin Mujanoviq, eksperti i politikës për Evropën Juglindore.

Atë çfarë po shfaqet tash në televizionet serbe, në kohën kur lëvizja e kufijve është kundërshtuar nga të gjithë fuqitë e mëdha, Mujanoviq e krahason me kohën e Millosheviqit.

“Kjo është e një vijë me atë që ka bërë RTS gjatë kohës së Millosheviqit".

Deklaratat e fundit të Presidentit, Aleksander Vuçiq, për ‘përcaktim kufijsh’ në baza etnike, janë konkretizuar me hartat që televizionet po shfaqin.

Mujanoviq thotë se presidenti serb dhe lideri i Republika Srpskas, Millorad Dodik, po duan dhunë.

Prekja e kufijve në Ballkan është cilësuar nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian si tensionim i situatës dhe destabilizim. /Express/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Në Spitalin Ushtarak mungojnë protezat! Investimi 100 mln lekë mbeti në “ajër”

Aktualitet

Në Spitalin Ushtarak mungojnë protezat! Investimi 100 mln lekë mbeti në “ajër”

Fiks Fare evidentoi këtë situatë e cila ka kohë që vazhdon, ata që vuajnë nga sëmundjet që prekin eshtrat e trupit nuk gjejnë zgjidhje. Emisioni Fiks Fare e solli këtë problematikë...

20 vite më pas Lewinsky tregon skandalin

Globi

20 vite më pas Lewinsky tregon skandalin

Kanë kaluar rreth 20 vite, që nga skandali seksual mes Monica Lewinsky dhe Bill Clinton. Tani, Monica ka vendosur të rrëfehet për herë të parë për marrëdhënien e saj me ish-presidentin...

Ndërron jetë foshnja e porsalindur, procedohen dy infermiere në Berat

Aktualitet

Ndërron jetë foshnja e porsalindur, procedohen dy infermiere në Berat

Një foshnje ka ndërruar jetë në Maternitetin e Beratit, pranë Spitalit Rajonal. Foshnja është lindur nën peshë, e për këtë arsye mbahej në inkubator. Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!