“Der Standard”: Rusia, Turqia dhe Kina po përpiqen të “pushtojnë” Ballkanin

Tuesday, 21 August 2018 15:04

Gazeta austriake Der Standard i ka kushtuar një artikull të veçantë situatës së Ballkanit dhe sipas vëzhgimeve të kësaj gazete rezulton se Rusia, Turqia dhe Kina po përpiqen të përfitojnë nga rënia e aktivitetit të BE dhe SHBA në Ballkanin Perëndimor, çka çon në një vakum të ndikimit.

“Rusia përdor dobësinë e të tjerëve”, thotë Florian Bieber, profesor në universitetin e Gracit. Ai shton se megjithatë, marrëveshja në pritje për emrin Maqedoni-Greqi dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dëmton interesat e Rusisë në rajon.

Republika Srpska, një entitet me shumicë serbe në Bosnje Hercegovinë, mbetet aseti më i madh rus. “Dodik viziton shefin e tij në Kremlin sa më shpesh të jetë e mundur”, shkruan Standard, duke përmendur shembullin e qendrës kulturore serbo-ruse në Banja Luka si dëshmi e ndikimit në rritje të influencës euroaziatike.

Një tjetër lojtar rajonal po përpiqet të ndikojë në Bosnje Hercegovinë me interesin e popullatës muslimane boshnjake, Turqia. Vëzhgimet flasin për “turkifikim” të boshnjakëve përmes Bakir Izetbegoviç, lideri i partisë së madhe boshanjke, SDA, dhe anëtar i i presidencës tre personazhe.

“Gjatë vizitës së fundit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Sarajevë në maj, Izetbegoviç tha se ai erdhi nga Allahu”, rikoujton Standard. Politika kulturore si rindërtimi i xhamive të periudhës Osmane, është një pikë kyçe e ndikimit të Turqisë në Bosnje.

Një tjetër vend me shumicë myslimane me lidhje të ngushta me Turqinë është Kosova, thuhet në raportimin e Der Strandard. Në mars të këtij viti, 6 shtetas turq u arrestuan në Prishtinë nga agjencia e inteligjencës për lidhje të ngushta me Fethullah Gulen.

Ndonëse fushata Anti-Gulen nuk po e ndihmon Turqinë për kauzën e saj në Ballkan, thotë Bieber. “Mjaft energji është shpenzuar për fushatë, dhe për shkak të kësaj është humbur ndikimi në rajon”, shpjegon ai.

Ky artikull përfundon me një përmbledhje të shpejtë të rolit të fuqisë që po rritet me ritme të shpejta, Kina, në rajon. Ajo ka qenë deri më tani, rreptësisht ekonomike. “Investimet e huaja direkte janë të papërfillshme, por nuk mund të thuhet e njëjta për projektet infrastrukturore. Në këtë aspekt, Kina përfaqëson një rival gjeoekonomik për BE, por jo gjeostrategjik”, përfundon Der Standard.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!