Shkup, qeveria dënon fyerjet e Baçevit ndaj shqiptarëve

Tuesday, 21 August 2018 20:29

Gjuha e urrejtjes dhe ksenofobia, kështu Qeveria e dënoi deklaratën e djeshme të Janko Baçevit, kreut të “Maqedonisë së Vetme”, i cili partitë shqiptare në vend i quajti “shiptarski”.

"Ne i dënojmë deklaratat që dje u dhanë nga ato struktura politike që bojkotojnë të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Asnjë politikan në këto 20 vite e më shumë, demokraci nuk ka i lejuar vetes publikisht, përmes mediave, të ofendojë dhe të shpërfillë përfaqësuesit e një bashkësie etnike, siç ndodhi dje"- deklaroi zëdhënës i qeverisë Mile Boshnjakovski.

Boshnjakovski gjithashtu u bëri thirrje subjekteve të tjera politike, duke përfshirë edhe opozitën, që të dënojnë, siç e quajti ai, atë akt jodemokratik. Ai u bëri thirrje institucioneve përkatëse të rishikojnë deklaratën e Baçevit dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat.

Përndryshe, dje Baçevi me disa përfaqësues të tjerë të të ashtuquajturit “Shtabi i krizës” për bojkotim të referendumet të caktuar për 30 shtator, nga qeveria kërkoi para për fushatë./Alast-m

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

400 familje pa drita e ujë në Lezhë, ja arsyeja

Aktualitet

400 familje pa drita e ujë në Lezhë, ja arsyeja

Më shumë se 400 familje janë lënë pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm në Lezhë. Shkak për këtë janë bërë dy transformatorë, të cilët  kanë marrë flakë në fshatrat...

Presidenti Trump mban fjalim në Kombet e Bashkuara, kritikon ashpër Iranin

Globi

Presidenti Trump mban fjalim në Kombet e Bashkuara, kritikon ashpër Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump, kritikoi ashpër Iranin në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, duke ripërsëritur se vendimi i tij për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për Iranin, ishte...

Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet autori i dytë

Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet autori i dytë

Policia amerikane ka arrestuar një tjetër person, pasi dyshohet se ka lidhje me vrasjen e shqiptarit Grei Frashërit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 7 shtatorit në New York. Mediat...