Kërkohej në Gjermani për vrasje, arrestohet shqiptari në Milano

Tuesday, 21 August 2018 22:41

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar i cili kërkohej në Gjermani për vrasje.

Sipas mediave italiane, shqiptari 23-vjeçar dyshohet se ka vrarë një grua gjatë një grabitje në Gjermani, dhe është ndaluar në aeroportin e Malpensas në Milano gjatë kontrollit të dokumenteve të identifikimit pasi donte të largohej për në Shqipëri.

Sipas raportimeve të mediave italiane shqiptari u paqarit në kontrollin e pasaportave të aeroportit. Pavarësisht se nga autoritet italiane rezultonte i ‘pastër’ në sistem, pyetjet dhe verifikimet e mëtejshëm që u bënë zbuluan se ndaj të riut rendonte një urdhër-arresti ndërkombëtar për vrasje. Pas vënies në pranga, ai është dërguar në burgun e Busto Arsizio dhe pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.

Ngjarja për të cilën kërkohej shqiptari ka ndodhur Janarin e vitit 2017. Shqiptari u fut për të vjedhur në një banesë në qytetin gjerman Aachen. Por, një nga personat që banonte aty, një 18-vjeçare, e pikasi. 23-vjeçari e qëlloi me thikë të renë. Policia mori alarmin për ngjarjen rreth orës 1.45.

Vajza mbeti e lënduar rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Në Gjermani, raportohet se shqiptari kishte shkuar si refugjat rreth 3 vite më parë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gati fadromat për shembjet, ARRSH i bën një thirrje banorëve të Unazës së Re

Aktualitet

Gati fadromat për shembjet, ARRSH i bën një thirrje banorëve të Unazës së Re

Në prag të shembjeve të banesave dhe bizneseve tek Unaza e Re, Autoriteti Rrugor shqiptar i ka bërë një ftesë për sqarim, banorëve që shpronësohen ose jo. Deklarata e plotë për...

Mjeku shqiptar merr çmimin e karrierës në Kanada

Bota Shqiptare

Mjeku shqiptar merr çmimin e karrierës në Kanada

Mjeku shqiptar Dr.Lulzim Rrafshi është vlerësuar nga Kolegji Kanadez i Mjekëve të Familjes me çmimin e karrierës. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili...

Panuçi nuk dorëzohet: Solla ide të reja

Sport

Panuçi nuk dorëzohet: Solla ide të reja

Kristian Panuçi duket se nuk dorëzohet as pas humbjes turpëruese 0-4 ndaj Skocisë. Në konferencën e zakonshme para ndeshjes ndaj Uellsit, ai  shpreh se do të mbetet trajner i Shqipërisë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!