Studimi/ Shqiptarët hapën xhaminë e parë në SHBA

E mërkurë, 22 August 2018 14:18

Dr. Craig Considine, autor i librit “Myslimanët në Amerikë: Duke shqyrtuar faktet” ka shkruar se shqiptarët kanë hapur mbase xhaminë e parë funksionale në SHBA.

Sipas profesorit të Sociologjisë kjo ka ndodhur në 1915, në Biddeford, Maine, pak më në veri se shumica e përqendrimeve shqiptare të kohës, që vërtiteshin rreth Bostonit.

Ai shkruan në Tuitër se kati i dytë i “Pepperell Counting House” përdorej si hapësirë për lutje. Varreza e Ëoodlaën, që është përdorur nga ai komunitet, ka koka varri që shohin nga Meka.

Në fakt, kjo ngjan më shumë e mundshme të ketë qenë xhamia e parë funksionale e shekullit 20. Për arsye se komunitetet e parë myslimane në SHBA janë shumë më të hershme se mbërritja e shqiptarëve.

Myslimanët e parë si komunitet mendohet se kanë ardhur nga Afrika, pjesë e skllevërve që iu shitën tregëtarëve europianë rreth 400 vite më parë. “Xhami funksionale” apo mjedise që nuk janë ndërtuar posaçërisht për të qenë xhami, duhet të kenë ekzistuar për shekuj edhe në SHBA.

Xhamia e parë në SHBA, e ndërtuar nga themelet me synimin për ta kthyer në faltore myslimane ka qenë në Michigan, nga punëtorët arabo-amerikanë të Uzinës së Fordit T, në Detroit.

*Ruben Avxhiu/Illyria

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kështu dashurojnë shenjat e horoskopit

Lifestyle

Kështu dashurojnë shenjat e horoskopit

Kombinimi i dashurisë dhe i hormoneve është shumë i fuqishëm, kjo është e sigurt. Ne mund të mos duam ta pranojmë që bëhemi të bezsdisshëm kur biem në dashuri, por dashuria...

Foto e Ditës/ Elisabeth Millard mbledh deputetet, diskutohet fuqizimi i grave

Politikë

Foto e Ditës/ Elisabeth Millard mbledh deputetet, diskutohet fuqizimi i grave

Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Elisabeth Millard dhe e Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones u takuan me Aleancën e Grave Deputete të Parlamentit shqiptar...

Arrestohet një avokate, nën hetim dhe një prokuror

Aktualitet

Arrestohet një avokate, nën hetim dhe një prokuror

Një avokate është arrestuar gjatë ditës së sotme për korrupsion, ndërsa nën hetim është vënë edhe një prokuror. Arrestimet janë bërë në Tiranë, ndërsa Krimet e Rënda kanë bllokuar prej 4...