"Kufijtë e Kosovës janë kufij gjaku dhe askush nuk mund t’i trafikojë"

E mërkurë, 22 August 2018 14:26

I pyetur nga të rinjtë në kampingun e LRI-së në Jalë në lidhje me çështjen e shumëdiskutuar të ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama theksoi se:

“Kufijtë e Kosovës nuk janë çështje negociatash individuale dhe as çështje negociatash bilaterale apo më shqip dypalëshe.

Sepse për Kosovën ashtu si për të gjithë hapësirën shqiptarë është luftuar dhe është derdhur gjak. Dhe ato kufij janë kufij gjaku, janë kufij zemrash të cilat nuk mund t’i nxjerrë në tregun politik askush, cilido qoftë ai. Shqiptarët në të gjithë hapësirën ku jetojnë kanë qenë dhe janë për këtë rajon faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti, një faktor i rëndësishëm bashkëpunimi dhe integrimi. Dhe pse kanë qenë të tillë kanë pasur me vete në luftën e tyre të drejtë për çështjen kombëtare, për kauzën kombëtare dhe partnerët ndërkombëtar.

Nuk mund të kthehen shqiptarët në provokues konfliktesh apo luftërash të reja në Ballkan!

Vendosja apo projektimi i kufijve nga lart dhe në mënyrë provokative ka çuar gjithmonë në luftë. Në mënyrë më lakonike, pyetjes se cili është qëndrimi im në lidhje me tezën e ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, i përgjigjem me vargun e një poeti të famshëm kosovar; “Kosova është gjaku im që nuk falet”.

Dhe kufijtë e Kosovës në gjithë hapësirën e saj janë kufij të vulosur, të formësuar me sakrificat shembullore të luftës së shqiptarëve për trojet e tyre. Por janë dhe kufij të një lufte shekullore që kanë bërë shqiptarët e Kosovës për të mbijetuar dhe për të jetuar të lirë në trojet e tyre aty ku ata, kanë derdhur gjak, ku kanë folur gjuhën e tyre dhe ku është ngritur gjithmonë flamuri kombëtar shqiptar. Prandaj askush nuk mund t’i tjetërsojë, t’i ndryshojë, apo t’i trafikojë kufijtë e Kosovës dhe lirinë e Kosovës! 

Çështja e kufijve të Kosovës është çështje ndërkombëtare dhe gjeopolitike!

Modifikuar më E mërkurë, 22 August 2018 14:27

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...