Ambasada në Greqi njoftim për të gjithë shqiptarët

E mërkurë, 22 August 2018 19:49

Ambasada Shqiptare në Greqi ka njoftuar të gjithë shqiptarët për ndryshimin e ri në shërbimin konsullor për të gjithë emigrantët që banojnë në shtetin helen.

Tashmë sipas ndryshimeve të reja të gjitha llojet e çertifikatave të lëshuara nga Zyra e Gjendjes Civile në Greqi duhet të pajisen me Vulë Apostile nga Prefektura e shtetit helen dhe më pas të dërgohen në Zyrat e Gjendjes Civile në Shqipëri.

Përveç çertifikatave nga ky ndryshim preken edhe vendimet edhe prokurat e dala nga institucionet e drejtësisë greke, të cilat duhet të pajisen me vulë apostile nga Gjykatat e Rretheve nga ku lëshohen që të përdoren në Shqipëri.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët se:

Çdo lloj çertifikate që lëshohet nga Zyrat e Gjendjes Civile në Greqi (Liksiarchio & Dhimo), si çertfikata lindje, vdekje, familjare, martese etj. vulosen vetëm me VULE APOSTILE në Prefekturat (Periferia) e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen dhe dërgohen në Shqipëri në Zyrat e Gjendjeve Civile.

Çdo lloj vendimi i dalë nga Gjykatat greke si dhe prokurat e ndryshme që lëshohen nga Noterë grekë (Simvoleografos), vulosen vetëm me VULE APOSTILE në Gjykatat e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen dhe përdoren në Shqipëri.

Vendimet e zgjidhjes së martesave të Gjykatave greke, pasi marrin VULEN APOSTILE dhe dërgohen në Shqipëri, duhet detyrimisht të njihen nga Gjykata e Apelit e Rrethit përkatës në Shqipëri.

Zgjidhjet e martesave të bëra me marrëveshje tek Noterë grekë (Simvoleografos), duhet të pajisen me VULË APOSTILE në Gjykatat e qyteteve/rretheve nga ku lëshohen, dhe më pas njihen direkt nga Zyrat e Gjendjes Civile përkatese në Shqipëri.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...