Ç' ndodh kur flet për ndarje të Kosovës?! Deklarata qesharake nga Mali i Zi

E Enjte, 23 August 2018 08:33

Deklaratat për shkëmbimi territoriale dhe për ndarje të Kosovës kanë sjellë reagimet e pritshme. Por nga Mali i Zi po kërkojnë edhe në histori. Politikani nga Mali i Zi Nebojsha Medojeviç ka thënë sot se territorin e sotëm të Dukagjinit gjatë Luftërave ballkanike e ka çliruar dhe e ka marrë Ushtria malazeze e mbretit Nikollë dhe pastaj ia ka lënë Serbisë e nëse Serbia tani dëshiron që Dukagjinin t’ia falë Shqipërisë, atëherë Mali i Zi duhet të shtrojë kërkesat e veta, transmeton Koha.net.

“Territorin e Dukagjinit të sotëm gjatë Luftërave ballkanike e ka marrë Ushtria malazeze e mbretit Nikollë. Mbreti, atëherë Dukagjinin ia dha vëllait Serbi. Nëse Serbia dëshiron që Dukagjinin t’ia falë Shqipërisë, atëherë është historikisht e drejtë që Mali i Zi ta kërkojë këtë territor. Kufizimi hap procese. E kemi çliruar edhe Shkodrën e cila po ashtu graviton nga Mali i zi. Nëse Serbia dëshiron që Dukagjin t’ia falë Shqipërisë, Mali i Zi duhet të shtrojë kërkesa”, ka shkruar Medojeviç në Twitter.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dëmtimi i rrugës antike nga punimet e HEC-it, u fshi me një të rënë lapsi

Aktualitet

Dëmtimi i rrugës antike nga punimet e HEC-it, u fshi me një të rënë lapsi

Marrë nga exit.al Një pjesë e rrugës antike Egnatia është dëmtuar nga punimet për ndërtimin e digës së hidrocentralit “Slabinja 2D”, në Pogradec të kryera nga kompania “Hidropower Elektrik”. Ky fakt...

Të dënuarit e Burrelit kërcënojnë me grevë urie

Aktualitet

Të dënuarit e Burrelit kërcënojnë me grevë urie

Të dënuarit në Burgun e Burrelit kanë shprehur shqetësimin për kushtet e këqija me të cilat përballen çdo ditë teksa vuajnë dënimin. Ata kanë kërcënuar se në rast se nuk përmirësohet...

Bashkëshorti i Megan Fox nuk shikon djalin prej 4 vitesh

Show-biz

Bashkëshorti i Megan Fox nuk shikon djalin prej 4 vitesh

Ish-e fejuara e Brian Austin Green, Vanessa Marcil e ka akuzuar atë për përfshirjen e saj në një betejë të kujdestarisë ndaj djalit të tyre 16 vjeçar për 12 vitet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!