Tragjedi shqiptare në Kanada, aksidentohet familja, dy të vdekur

E Enjte, 23 August 2018 20:37

Familja shqiptare Metko, ka qenë duke bërë udhëtimin e fundjavës i cili ka rezultuar fatal për ta.

Nga një përplasje me një dre, makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër automjet.

Ndërkohë që kryefamiljari dhe djali i tij, 14 vjeçar humbën jetën,  gruaja dhe vajza e tij mbeten në gjendje kritike.

policia raportoi të dielën në ora 10:19, se ajo iu përgjigj një përplasjeje në autostradën 17, rreth 15 kilometra në jug të Wawa në Lendrum Township.

Një automjet i drejtuar kah jugu kishte goditur një dre, pastaj kaloi në korsinë veriore, duke u përplasur me një makinë tjetër.

Policia Provinciale e Ontarios, i shpalli të vdekur Fatos Metko, 45 vjec dhe djalin e tij 14-vjecar (F. Metko) ndërkohë që dy anëtarët e tjerë të familjes u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Bilanci i aksidentit është rritur duke patur viktima edhe nga automjeti i përplasur.

Nënë e bijë, 51-vjeçarja C. Caraoa dhe e nëntëvjeçare A. Karaoja kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe tre të tjerë janë në spital me lëndime të rënda.

Ndërkohë që i gjithë aksidenti mbetet nën hetim.

Shqiptari Fatos Metko ishte shef kuzhine në Broken Plate. Ai kish punuar në Broken Plate në Willow Park në Calgary që nga viti 2009.

Image

Ervin Bushi, punëdhënësi i tij e përshkroi atë si "njeriun e djathtë", punëtor, të qetë dhe të sjellshëm. Sipas tij, familja shqiptare po udhëtonte drejt Ontarios për një vizitë familjare por mesa duket takimi nuk u realizua.

Ai tha se gruaja e tij, Maralba dhe vajza 10-vjeçare, Brianna, janë të dyja në gjendje kritike në spital.

Shoqata Shqiptare e Calgary-t po planifikon një përkujtim dhe mbledhje fondesh për familjen,- tha Bushi.

Modifikuar më E Enjte, 23 August 2018 21:16

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...