Limaj: Ideja e Thaçit për korrigjim kufijsh, antikushtetuese

Premte, 24 August 2018 21:40

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj, ka deklaruar se deklarata e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve, është një iniciativë vetanake, të cilën ai thotë se nuk e përkrah.

“Ne besojmë që presidenti ka dalë me qëndrime të tij individuale, të pakonsultuara dhe besojmë se presidenti me këto qëndrime të tij rreth kësaj çështje ka marrë qëndrim antikushtetues’, tha Limaj për televizionin publik të Kosovës.

“Unë pak a shumë po nuhati se çka po ndodh në këtë vend. Në Kosovë Republika Serpska nuk ka me pas, këtë le ta ketë të qartë presidenti edhe kryeministri, edhe zëvendëskryeministri edhe kryetari i Kuvendi edhe liderët opozitarë. Të gjithë ne duhet ta kemi të qartë: Ne nuk kemi mandat me ia bë Kosovës Republika Serpska’, shtoi Limaj.

 “Unë e di që flitet për ndarje por qëllimi është diku tjetër. Republika Serpska në Kosovë nuk ka me pasë. Ky është rrënim dhe shkatërrim i shtetit tonë”, tha ai.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përleshja me armë e reperave, dënohen Noizy dhe Cozman

Aktualitet

Përleshja me armë e reperave, dënohen Noizy dhe Cozman

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës. Në procesin gjyqësor i cili ka...

Ka qenë mësuese, këtë detaj nuk e dinim për këngëtaren e njohur shqiptare

Show-biz

Ka qenë mësuese, këtë detaj nuk e dinim për këngëtaren e njohur shqiptare

Ajo është sot ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Eli Farën. Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv...

Studimi: Aspirina nuk mund ta mbajë mjekun larg

Aktualitet

Studimi: Aspirina nuk mund ta mbajë mjekun larg

Sipas një studimi, një aspirinë në ditë nuk mund ta mbajë mjekun larg. Miliona njerëz marrin çdo ditë një dozë aspirinë në mënyrë që të shmangin atakun kardiak. Përfitimet e...