Kanada, qirinj në nder të 14-vjeçarit shqiptar dhe babait të tij që humbën jetën në aksident

Saturday, 25 August 2018 18:05

Dhjetra shokë të klasës së djalit 14-vjeçar shqiptar, i cili humbi jetën bashkë me babain e tij në një aksident kanë zhvilluar homazhe ditën e premte, duke ndezur qirinj për humbjen e tij.

Fatos Metko, 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç humbën jetën të dielën e kaluar në një aksident, ndërsa mbetën të plagosura rëndë gruaja e Fatosit dhe vajza.

"Familjet tona ishin shumë afër dhe ky lajm është shkatërrues për ne", tha Hannah Carly, e cila ndihmoi në organizimin e homazheve jashtë shkollës "Samuel Ë. Shaë".

"Marshimi i heshtur ishte ideja e shumë njerëzve, jo vetëm imja. Ne e dinim se duhej të bashkohemi si një grup për ta nderuar atë - shumë njerëz këtu ishin miqtë e tij të mirë, tha më tej Hannah Carly.

Ilir Kuqi, president i Shoqatës Shqiptare Kanadeze të Calgary, tha se Maralba Metko është në gjendje kritike dhe mbetet në gjendje kome ndërsa vajza e saj Brianna "ndoshta do të jetë mirë", të paktën fizikisht, tha ai.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...