Politikani britanik i kundërvihet Thaçit: Prekja e kufijve do të thotë luftë

Saturday, 25 August 2018 19:33

Ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnjë e Hercegovinën dhe politikani i njohur britanik, Paddy Ashdown, e konsideron shumë të rrezikshme idenë për ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për “Dnevni Avaz” ai ka thënë se ka folur edhe me disa politikanë evropian lidhur me këtë temë.

 “Çfarëdo lëvizje e kufijve në Ballkan dërgon drejt luftës, dhe jo vetëm në Ballkan” tha Ashdown.

Për të ndryshimi i mundshëm i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të nxiste edhe vendet tjera ta bëjnë të njëjtën gjë.

“ Çfarë do të ndodh me Vojvodinën. A mendoni ju se shqiptarët e Maqedonisë dhe në Mal të zi do të rrinë të qetë? Çfarë për ata që jetojnë në Sanxhak? Dhe përfundimisht çfarë do të ndodh me Bosnjën dhe Hercegovinën?” shprehet ai, raporton Gazeta Express.

Sipas tij Evropa ka përjetuar periudhën më të gjatë të paqes në histori, dhe një fillim i ndryshimit do të dërgonte padyshim në gjakderdhje.

“Kemi shpenzuar mijëra vite dhe shumë gjak për shkak të kufijve. Më pas e kuptuam se zgjidhja e vetme është të behën kufij të pa qëndrueshëm”

Ashdown thotë që njerëzit harrojnë shumë shpejtë të kaluarën dhe historinë, duke shtuar se skenari i ndryshimit të kufijve dërgon në një gjakderdhje të madhe dhe në lëvizje masive të njerëzve.

“Çdo kush që e prezanton ndryshimin e kufijve, jo vetëm në Ballkan, duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo dërgon edhe në lëvizje të njerëzve” shprehet ai.

Ata që do të jenë të detyruar me forcë të largohen nga shtëpitë e tyre të vjetra dhe të shkojnë në një vend tjetër,  thotë se në mënyrë masive t do të ikin drejt vendeve Evropiane, përfundon Ashdown.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

I madhi Will Smith bën sot 50 vjeç

Show-biz

I madhi Will Smith bën sot 50 vjeç

I famshmi Will Smith ose më saktë, Williard Carrol “Will” Smith Jr. lind në Filadelfia 25 shtatorin e vitit 1968, i dyti nga katër fëmijë. Një artist poliedrik që ka...

Policia greke: Në 6 muaj u kapën 6 ton kanabis nga Shqipëria

Bota Shqiptare

Policia greke: Në 6 muaj u kapën 6 ton kanabis nga Shqipëria

Autoritetet greke thonë se në gjysmën e parë të këtij viti, ka sekuestruar më shumë se gjashtë tonë kanabis, me prejardhje kryesisht nga Shqipëria. Në raportin gjashtëmujor, të publikuar të martën...

Zhduken dy motrat adoleshente në Durrës, nëna jep alarmin

Aktualitet

Zhduken dy motrat adoleshente në Durrës, nëna jep alarmin

Dy motra në Durrës rezultojnë të zhdukura. Denoncimin në polici e ka bërë nëna e dy vajzave adoleshente, njëra 19 vjeç me inicialet S.P dhe vajza tjetër 16 vjeç me...