Zbulohet arsyeja e mungesës së Kryeministrit të Bullgarisë në takimin e Durrësit

Hënë, 27 August 2018 12:20

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, ka anuluar vizitën e tij në takimin informal që po mbahet në Durrës mes Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Mësohet se shefi i qeverisë bullgare, i cili ka qenë i ftuar, nuk do të marrë pjesë në takim për shkak të zisë kombëtare në nder të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik. Dy ditë më parë, 16 persona u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën kur një autobus doli nga rruga dhe u rrëzua për shkak të motit të keq. Viktimat që udhëtonin me autobus ishin turistë.

Aksidenti tragjik ndodhi në një autostradë pranë kryeqytetit bullgar, Sofia. Sipas autoriteteve, autobusi humbi kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe përplasi dy makina, përpara se të përmbysej. Sot është shpallur ditë zie kombëtare në Bullgari. Për këtë arsye, Kryeministri bullgar ka anuluar pjesëmarrjen në takimin informal në Durrës të Kryeministrave të rajonit, ku diskutohet për “integrimin e ekonomisë rajonale”. Në këtë takim merr pjesë edhe eurokomisioneri Johannes Hahn. /tvklan.al

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...