Ish-ambasadori amerikan: Ndryshimi i kufijve rrezikon Ballkanin

Tuesday, 28 August 2018 08:24

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Bosnjë, aktualisht profesor në Universitetin, ‘Gerge Mason’ Richard Kauzlarich është shprehur kundër idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Sipas ambasadorit, veprimi i tillë nuk do të sillte pasoja pozitive në regjion, transmeton lajmi.net.

“Nga koha kur shërbeja në Bosnjë, kur njerëzit dëshirojnë të vizatojnë kufij, ndodhin gjëra të këqija. Nuk e di se çfarë planifikojnë Kosova dhe Serbia, por hartat e reja nuk e zgjidhin problemin mes dy vendeve. Nuk e di as se si njerëzit në Bosnjë i shohin këto zhvillime”, ka thënë ai në një intervistë për N1.

E lidhur me rolin Gjermanisë dhe Britanisë në Ballkan, ai tha se mendimit të kësaj të fundit duhet t’i kushtohet vëmendje e shtuar.

Megjithatë, siç thotë Kauzlarich Gjermania ka luajtur një rol vendimtar dhe aktiv kohëve të fundit në regjion.

“Vendosja e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit eventual në BE është e arsyeshme dhe e pranueshme si rrugë përpara”, theksoi në fund Kauzlarich.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Politikë

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano...

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Sport

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Kroacia ka arritur të marrë tri pikë shumë të rëndësishme përballë Spanjës, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e “PlayOff” në Ligën e Kombeve. Djemtë e Daliç kanë...

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Politikë

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Banorët e zonës së Astirit te Unaza e Re, në kryeqytet vijojnë protestat e tyre, kundër mos kompensimit për prishjen e banesave të tyre. Në ditën e 12 të protestës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!