AAK-ja e Nisma i bashkohen opozitës për seancën kundër “korrigjimit” të kufijve

E mërkurë, 29 August 2018 08:19

Dy subjekte politike të koalicionit qeverisës do t’i ndihmojnë opozitës që ta bëjë kuorumin në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën synohet të nxirret një rezolutë që ia ndalon presidentit të shtetit ta negociojë me Serbinë tërësinë territoriale të Kosovës. Pjesëmarrjen në seancën e thirrur për 4 shtator e kanë konfirmuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe në Nismën Socialdemokrate (NSD).

Iniciativën e ndërmarrë nga opozita një ditë më parë kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i subjektit kryesor në pushtet, Partisë Demokratike (PDK), e ka kualifikuar si veprim absurd dhe krejtësisht të panevojshëm dhe ka theksuar se institucionet “nuk bëhen pjesë e skenarëve të errët, kauzave të rrejshme dhe seancave që nxisin tensione dhe panik”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por fjala e tij nuk ka mbërritur as tek partnerët me të cilët bashkëqeveris.

Muharrem Nitaj, deputet i AAK-së, parti që drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj, ia ka konfirmuar gazetës pjesëmarrjen në seancën që synon ta stopojë iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për t’i negociuar kufijtë e Kosovës...

Modifikuar më E mërkurë, 29 August 2018 08:34

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Spahia: Dhe sa duhet të vazhdojmë të durojmë tiraninë në pushtet?

Politikë

Spahia: Dhe sa duhet të vazhdojmë të durojmë tiraninë në pushtet?

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar lidhur me deklaratën e turpshme të Edi Ramës, që tha se kriminelët le të vrasin njëri-tjetrin. Reagimi i deputetit: Kryekrimineli qe drejton qeverine u shpreh...

Shehu: Shëndetësia po rrënohet, asnjë shpresë për 2019

Politikë

Shehu: Shëndetësia po rrënohet, asnjë shpresë për 2019

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka denoncuar edhe një herë se sistemi i shëndetësisë në Shqipëri është drejt kolapsit. Shehu shkruan se...

Adelina Tahiri shumë shpejt nënë për herë të dytë

Lifestyle

Adelina Tahiri shumë shpejt nënë për herë të dytë

Edhe përse është bërë nënë për herë të parë e një djali, Adelina Tahiri nuk ka hequr dorë nga muzika. Madje, do të rikthehet në tregun muzikor shqiptar më shpejt...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!