Mijëra paund kokainë në javë, burgosen tregtarët shqiptarë në Britani

E mërkurë, 29 August 2018 17:33

Dy tregtarë shqiptarë kokaine janë burgosur pasi u gjetën duke shitur lëndë narkotike në qendër të qytetit.

Shqiptarët e arrestuar janë Artan Merkaj, 30 vjeç dhe Berti Ruko, 29 vjeç, banues në Mançester.

Ata u burgosën nga gjykata e këtij qarku, pasi u deklaruan fajtor për furnizimin të drogës së kategorisë së parë.

Ruko, i cili gjithashtu u deklarua fajtor për posedimin e dokumenteve të rreme të identitetit, u arrestua më parë në korrik 2015 si pjesë e një hetimi për furnizimin e drogës në qendër të qytetit dhe i dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar, teksa kishte hyrë ilegalisht në vend.

Në kohën e arrestimit, telefoni i tij u konfiskua dhe hetimet e mëtejshme vërtetuan se numri i telefonit ishte përdorur si linjë droge.

Ai u kthye në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe disa kohë më vonë dhe vazhdoi ta përdorte sërish këtë telefon, duke marrë mesazhe të shumta nga konsumatorët që kërkonin që kokaina të shpërndahej në të gjithë qytetin.

Në orët e hershme të 14 shtatorit 2017, zyrtarët ekzekutuan një urdhër në një banesë të ndarë ku qëndronte Ruko dhe Merkaj. Policia e gjeti Rukon duke fjetur pranë katër prej telefonave të tij të drogës.

Kur oficerët hynë në dhomën e Merkajt, gjetën edhe katër telefona të tjerë në jastëk dhe dy në tavolinën e tij.

Policia gjithashtu gjeti mesazhe në telefon të klientëve.

Një mesazh lexohet: 'Hej mund të bësh një gram Coco?'

Në bastisje, oficerët gjithashtu zbuluan një fletore që përdoret për të gjurmuar paratë dhe barnat e furnizuara. Shitjet e tyre ishin rreth 30 mijë paund çdo javë.

Dje Ruko u dënua me pesë vjet e dy muaj burg dhe Merkaj me katër vjet e tre muaj.


Artan Merkaj


Berti Rukoa

Modifikuar më E mërkurë, 29 August 2018 18:06

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...