Ish-përfaqësuesit e OKB-së: Të braktisen propozimet për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë

E mërkurë, 29 August 2018 18:05

Bildt, Ashdown,Schwarz-Schilling: Të braktisen propozimet për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Ish-përfaqësuesit e Lartë të OKB-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Carld Bildt, Paddy Ashdown dhe Christian Schwarz-Schiling i kanë drejtuar sot (29.08.) një letër të hapur Përfaqësueses së Lartë të BE për Politikën e Jashtme Federica Mogherini dhe ministrave të Jashtëm të BE për diskutimin për korrigjimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës.

Në letër ata shprehin "shqetësim të thellë" për sugjerimet e bëra nga zyrtarë të lartë të BE se ata mund të mbështesin një marrëveshje midis Presidentëve Vuçiç dhe Thaçi, që parashikon shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës përmes "korrigjimit të kufijve".
"Ne e njohim rajonin mjaft mirë, për të deklaruar se zhvendosja e kufijve në këtë mënyrë nuk do të zgjidhë ndarjet, por do t'i thellojë ato", konstatojnë në letër Paddy Ashdown, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling.
Përsa i përket Bosnjë dhe Hercegovinës ata shprehin shqetësimin se një veprim i tillë do t'u jepte "mbështetje atyre që do të preferonin ta shpërbënin vendin, që bëjnë tashmë thirrje për një kthim në statuskuonë para Daytonit".
Më tej ata theksojnë se e njohin BE dhe Evropën mjaft mirë për të kujtuar "se parimet tona dhe historia jonë e përgjakshme na mësojnë që paqja e qendrueshme mund të vijë vetëm kur mësojmë të jetojmë në komunitete multietnike, në vend që të ricaktojmë kufijtë për të krijuar komunitete monoetnike".
Paddy Ashdown, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling theksojnë se "asnjë politikë nuk ka më shumë gjasa që të na kthejë pas në ndarje dhe konflikt në Ballkan se ajo që me sa duket po mbështesin disa."
Ata nuk kanë dyshim se kjo "rrezikon të destabilizojë marrëveshjet aktuale si në Maqedoni, të minojë unitetin e shteteve si Bosnja" dhe të inkurajojë ata që dëshirojnë të shohin shkëmbime territoresh si në Ukrainë, "që ka gjasa të çojë në eksodin e minoriteteve nga komunitetet e tyre ekzistuese".
Së fundi Bildt, Ashdown dhe Schwarz-Schilling, që qenë përfaqësues të OKB-së në Bosnjë e Hercegovinë midis viteve 1995 deri 2007, bëjnë thirrje që propozimet e mësipërme për ndryshimin e kufijve "të braktisen pa vonesë".

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Denoncimi nga Saranda/Policia në Qafë-Botë kthen pas asnjë arsye drejtuesit e automjeteve

Aktualitet

Denoncimi nga Saranda/Policia në Qafë-Botë kthen pas asnjë arsye drejtuesit e automjeteve

Partia Demokratike dega Sarande denoncon situatën e krijuar ne Piken e Kalimit Kufitar te Qafe-Botes prej datës 09.10.2018. Përmes një deklarate për mediat dega e PD në Sarandë thekson se...

Gati fadromat për shembjet, ARRSH i bën një thirrje banorëve të Unazës së Re

Aktualitet

Gati fadromat për shembjet, ARRSH i bën një thirrje banorëve të Unazës së Re

Në prag të shembjeve të banesave dhe bizneseve tek Unaza e Re, Autoriteti Rrugor shqiptar i ka bërë një ftesë për sqarim, banorëve që shpronësohen ose jo. Deklarata e plotë për...

Mjeku shqiptar merr çmimin e karrierës në Kanada

Bota Shqiptare

Mjeku shqiptar merr çmimin e karrierës në Kanada

Mjeku shqiptar Dr.Lulzim Rrafshi është vlerësuar nga Kolegji Kanadez i Mjekëve të Familjes me çmimin e karrierës. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!