Knaus: Shkëmbimi i territoreve të Kosovës dhe Serbisë sjell konflikte

E Enjte, 30 August 2018 11:14

Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, tha se debati për ndryshim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është i rrezikshëm dhe se mund të nxisë konflikte në Ballkan.

"Ideja se zgjidhja më e mirë e problemeve me pakicat është largimi i tyre me ndryshim të kufijve, ka qenë gjithmonë e rrezikshme. Kjo metodë krijon konflikte të reja në Ballkan dhe na kthen në vitet 1980, kur intelektualët dhe politikanët e ish-Jugosllavisë, në vend të debatit për reforma, kanë folur për kufij dhe çështje etnike. Të gjithë e dimë se si ka përfunduar kjo", tha Knaus, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Knaus po ashtu tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka mandat nga Kuvendi i Kosovës për të disktuar rreth shkëmbimit territorial dhe shtoi se ndryshimi i kufijve nuk u shërben interesave të serbëve që jetojnë në pjesë të Kosovës dhe duan bashkimin me Serbinë.

"Fati i serbëve në Kosovë dhe i shqiptarëve që jetojnë në Serbi nuk duhet të varet nga qeveritë e tyre", tha Knaus.

Ai tha se administrata amerikane e ka ndryshuar qëndrimin për këtë çështje dhe se nuk është aq e interesuar për Ballkanin.

Kur bëhet fjalë për Rusinë, Knaus tha se Moska dëshiron të pengojë integrimin e Ballkanit në BE. /REL/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...