"Nëse Presheva i bashkohet Kosovës, të njëjtën gjë do e duan edhe shqiptarët e Maqedonisë"

Premte, 31 August 2018 11:28

Ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Paddy Ashdown, thotë se ideja për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është një “rrugë e shtruar me rrezik”.

Ashdown, në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, thotë se ideja e tillë do të krijonte precedent për shqiptarët në Maqedoni, për kufirin hungarezo-serb e madje edhe për presidentin rus, Vladimir Putin, për të marrë një pjesë të Ukrainës.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mendoni, nga ka ardhur ideja për të ashtuquajturin korrigjim të kufirit midis Serbisë dhe Kosovës?

Paddy Ashdown: Mendoj se këto janë rrethana të rrezikshme. Mendoj se do nisë një seri kërkesash të ngjashme për korrigjim të kufijve, që do të shkaktojnë migrimin e pakicave dhe do të destabilizojnë disa vende, përfshirë Bosnjën. Për shembull, Maqedonia është në prag të një referendumi të rëndësishëm për të ardhmen e saj dhe mundësinë e anëtarësimit në BE. Por, nuk kam dilema se, nëse Presheva i bashkohet Kosovës, edhe shqiptarët në Tetovë dhe Gostivar mund të thonë se duan t’i bashkohen Kosovës. E gjithë kjo do t’i dëmtonte përpjekjet e deritashme për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Por kush pajtohet me këtë ide në qarqet evropiane?

Paddy Ashdown thotë:"Kam kuptuar se përfaqësuesja e lartë e BE-së, (Federica) Mogherini, është e gatshme ta mbështesë këtë ide. Mendoj se komisionari evropian për zgjerim (Johannes Hahn) është më pak entuziast ndaj këtij opsioni, por gjithnjë i gatshëm që ta mbështesë. Mirëpo, shtrohet pyetja nëse Mogherini ka mandat për këtë, nëse vendet më të rëndësishme evropiane, sidomos kancelarja gjermane, Merkel, janë kundër zgjidhjes së tillë. Pavarësisht nga kjo, Mogherini ka lënë të kuptohet se BE-ja është gati ta pranojë opsionin. Shpresoj shumë që kjo nuk është e vërtetë.

Po në lidhje me qëndrimin e SHBA-së?

Paddy Ashdown:"Supozoj se (presidenti amerikan, Donald) Trump, si përkrahës i arritjes së marrëveshjeve me çdo çmim, e sheh këtë si “kjo është marrëveshje”. Nëse kjo shihet vetëm si marrëveshje dhe nuk mendohet për pasojat shumë të rrezikshme, mund të jetë joshëse për t’u pranuar, por do të jetë gabim i madh nëse pajtohen."

Ju jeni të shqetësuar për pasoja jo vetëm në Bosnje, por edhe në vende të tjera dhe jo vetëm në Ballkan?

Paddy Ashdown: Absolutisht. Një person që me kënaqësi do t’i fërkonte duart, nëse kjo ndodh, është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sepse kjo është saktësisht ajo që ai dëshiron të shohë në Ukrainë: të zgjidhet problemi i Ukrainës duke i dhënë një pjesë të saj Rusisë. Këtë dëshiron ta shohë ai, një precedent që do t’i ndihmonte. Nëse nisim të ndryshojmë kufij, kjo do të vazhdojë tutje. A do t’i ndryshojmë tani kufijtë e Maqedonisë, a do ta shkëmbejmë popullsinë shqiptare në perëndim të Maqedonisë me Kosovën, a do të rishkruhet kufiri hungarezo-serb në zonën e Vojvodinës, a do të flitet për Sanxhakun? Nëse dëshironi të formoni xhepa një-etnik në Ballkan, atëherë duhet të rishkruani shumë kufij dhe në fund do të përfundoni me shtete etnikisht të pastra, që nuk mund të bëjnë asgjë tjetër, pos të jenë në konflikt me fqinjët.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!