Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Premte, 31 August 2018 11:34

Eurokomisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn, ka thënë sot se çfarëdo zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë sa i përket progresit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është shumë herët te flitet për detajet.

Këtë deklaratë Hahn e ka bërë përpara takimin jo formal të ministrave të Jashtëm të BE-së në Vjenë të Austrisë.

“Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet nga liderët e të dyja vendeve. Progres është bërë, por është shumë herët të diskutohet për detajet. Por është e qartë që çfarëdo marrëveshje që arrihet duhet ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor” ka thënë Hahn para gazetarëve.

Ndryshe Thaçi dhe Vuçiç si ide për zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë prezantuar shkëmbimin e kufijve ndërmjet dy vendeve, gjë që është parë si jashtëzakonisht e rrezikshme për ri ndezjen e konflikteve në Ballkan.

Ndërkohë ka dy ditë që edhe Thaçi edhe Vuçiq po e shmangin përmendjen e kësaj ideje. Gjatë një bisede të djeshme me ndihmës sekretarin amerikan Wes Mitchell, asnjëri nga dy presidentët nuk e kishin përmendur shkëmbimin e territoreve si ide.
Opozita kosovare e ka kundërshtuar ashpër këtë ide, dhe pritet që të organizojë edhe protesta me 7 shtator, ditë kjo kur Thaçi do të udhëtojë për takimin e radhës me Vuçiqin në Bruksel, e ku pritet që të prezantohet dhe marrëveshja ndërmjet dy vendeve.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vrasja e bariut në Tropojë, identifikohet autori

Aktualitet

Vrasja e bariut në Tropojë, identifikohet autori

Një ditë pas vrasjes së 69-vjeçarit Tahir Bajraktari në Tropojë, policia ka identifikuar autorin e ngjarjes me inicialet N.L, 54 vjeç  dhe po punon për kapjen e tij. Policia bën me...

Kishte frikë se të dashurat e tradhtonin, ja si ua punoi i fiksuari 39 femrave

Lifestyle

Kishte frikë se të dashurat e tradhtonin, ja si ua punoi i fiksuari 39 femrave

23-vjeçari Ryan ‘Wibbo’ Wibberley, duke pasur frikë se të dashurat mund ta tradhtonin, edhe pse lidhjet me to nuk kanë qenë për një kohë të gjatë, u ka lënë atyre...

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Aktualitet

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Kujdesi më i mirë për veten është të siguroheni nëse trupi juaj ushqehet siç duhet. Por për ta bërë këtë, ju duhet të dini se cilat ushqime të shmangni. Këta...