Gjermania kundër shkëmbimit të territoreve si zgjidhje

Premte, 31 August 2018 12:03

Gjermania e refuzon shkëmbimin e territoreve si zgjidhje për konfliktin prej dekadash mes Serbisë dhe Kosovës.

 "Ne besojmë, që kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra në popull", tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas të premten (31.08) në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Vjenë. Sipas tij diskutimet për shkëmbim territoresh nuk çojnë në drejtimin e duhur. Edhe presidenca austriake e BE-së tregohet skeptike. "Ndryshimet e kufijve, sikurse e kemi parë herë pas here, nxjerrin probleme", tha ministrja e Jashtme e Austrisë Karin Kneissl.

Propozimi për shkëmbim territoresh parashikon, që pjesë të veriut të Kosovës të banuara me shumcië serbe t'i kalojnë republikës serbe. Në këmbim rajoni i Preshevës në jug të Serbisë me shumicë shqiptare t'i bashkohet Kosovës. Kosova banuar kryesisht me shqiptarë para dhjetë vjetësh u shkëput nga Serbia. Beogradi duke iu referuar manastireve dhe betejave mesjetare në Kosovë kërkon ta marrë sërish krahinën. Prej vitesh BE-ja përpiqet pa rezultat që të ndërmjetësojë mes fqinjëve në konflikt. Pajtimi me Kosovën është kushti kryesor, që Serbia si kandidate për antarësim në BE të afrohet edhe më shumë me Brukselin.

Ndër të tjerë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi janë shprehur për këtë opcion. Por nëse kjo do të realizohet vërtetë ka mjaft dyshime. Një nga arsyet është, që për zbatimin e një marrëveshjeje të tillë Thaçit mund t'i mungojë shumica e nevojshme në parlament.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!