Veseli i prerë: Integriteti territorial i Kosovës është i shenjtë

Premte, 31 August 2018 18:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka thënë sot se ngritja e temës për ndarje të territorit të Republikës së Kosovës në seancën e jashtëzakonshme është e rrezikshme.

Veseli këto komente i bëri në një konferencë për media ku tha se ngritja e kësaj teme të rrezikshme në diskursin politik do ta dëmtoj dialogun në Bruksel. Ai po ashtu theksoi se do të marrin pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme për t’i  treguar qëndrimet  e tyre.

“Integriteti territorial  i Republikës së Kosovës është i shenjtë. Është një bazament ku kemi luftuar për lirinë e Kosovës. Në bazë të këtij territori kemi shpall pavarësinë e Kosovës. Mbi 110 shtete na ka njohur si shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo është e pakthyeshme. Legjitimimi i temës së ndarjes në institucionet e Kuvendit pa fakte dhe pa argumente është inskenim i lojës e cila për ne është e papranueshme për ndarje. PDK-ja konsideron se ngritja e kësaj teme të rrezikshmen në diskursin e brendshëm politik do ta dëmtoj Kosovën në procesin e dialogut në Bruksel. PDK-ja është e pa kompromis që ta luaj këtë lojë. Si PDK do të jemi në krye të interesave të atdheut tonë, të partneritetit ndërkombëtar . Seanca e jashtëzakonshme për temën e ndarjes nuk i bën fuqi  Kosovës, por i bën dëm. Në të njëjtën kohë krijon pasiguri tek qytetarët në këto moment shumë të rëndësishëm. PDK do të jetë në seancën e jashtëzakonshme për të treguar këto qëndrime me argumente të plota dhe për të evituar lojën që po bëhet për ndarje të territorit të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai po ashtu foli edhe Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, ku sipas tij nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive, por vetëm në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Për marrëveshjen e Asociacionit me kompetenca ekzekutive nuk do të ekzistoj. Do të ekzistoj vetëm në bazë të Kushtetutës. S’ka kanale të fshehta për të biseduar me Vuçiçin, është Brukseli, janë SHBA-të, institucionet e Republikës së Kosovës. Ky është dialogu jonë. Nuk i frikësohemi Serbisë. E kemi larguar më 12 qershor dhe kurrë s’do të kthehet”, potencoi Veseli.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!