Shkup, gjyqi për ngjarjet e dhunshme në parlament

Premte, 31 August 2018 19:48

Në gjykatën themelore të Shkupit po vazhdon procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për terrorizëm dhe dhunë në ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në parlamentin e Maqedonisë. Të akuzuarit, në mesin e tyre pesë detupetë të opozitës së tanishme, ish-zyrtarë të lartë policorë, si ish-ministri i rendit Mitko Çavkov dhe personalitete të jetës kulturore nuk e pranuan fajësinë para gjykatëses Dobrilla Kacarska. Këtë rast e ka marrë përsipër Prokuroria speciale.

Në seancën e së premtes kanë dëshmuar disa ligjvënës të Lidhjes Social Demokrate, atëherë në opozitë, të cilët ishin në shënjestër të sulmeve të dhunshme së bashku me një duzinë kolegësh të partisë së tyre dhe të partive të tjera.

Damjan Mançevski, ministër në qeverinë e Maqedonisë, në prill të 2017-ës ishte deputet që u gjet në hapësirat e parlamentit ku ndodhi sulmi. Pasi dha dëshminë në gjyq dhe iu përgjigj pyetjeve të shumta të avokatëve dhe të të akuzuarve, u tha gazetarëve se ngjarjet e tilla nuk harrohen dhe nuk do t’i dëshironte askujt të ndodhej në një situatë siç ishte ai, me hundë të thyer të përpiqet të gjejë shpëtim:

“Nëse forcat policore ishin të organizuara jashta parlamentit, nuk do të liheshin të vetëm njerëzit e sigurimit të parlamentit brenda ndërtesës, të cilët megjithatë mund të bënin më shumë”, tha zoti Mançevski.

Ai ka dëshmuar në gjykatë se i kishte parë revole njërit prej të akuzuarve, Igor Jug, ndërsa mbrojtësit e këtij të fundit dhe ai vetë e kanë hedhur poshtë akuzën duke thënë se nuk kish qenë armë por ndonjë gjësend tjetër.

Disa prej 30 të akuzuarve në këtë rast mbahen në paraburgim ose arrest shtëpie; të tjerëve u është kufizuar lëvizja ose janë nën masa të veçanta të sigurisë, ndërkohë që nuk mund të parashikohet se kur mund të përmbyllet procesi, ndonëse pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitarëve, avokatët mbrojtës duhet të mbajnë fjalën përmbyllëse. Të akuzuarit përballen me dënime prej më së paku 10 vjet burg, nëse gjenden fajtorë.

Nga ana tjetër, prokuroria as organet policore nuk kanë të dhëna se kush janë organizatorët apo porositësit e kësaj ngjarjeje të pashembullt në parlamentin e Maqedonisë. Hetimet e organeve përkatëse aludojnë tek një thirrje telefonike nga Vjena ku ndodhej ish-kryeministri Nikolla Gruevski, pas së cilës ishin organizuar bandat e dhunshme dhe kishin hyrë brenda parlamentit. VOA

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Volkswagen do të shpenzojë 44 miliardë euro për makina elektrike

Teknologji

Volkswagen do të shpenzojë 44 miliardë euro për makina elektrike

Volkswagen tha se do të shpenzojë 44 miliardë euro për makinat elektrike, digjitalizimin, ngarjen autonome dhe shërbimet e reja deri në vitin 2023, si pjesë e një shtytjeje nga prodhuesi...

Ambasadori i SHBA, Scott: Më shumë guxim në bisedimet Kosovë – Serbi

Bota Shqiptare

Ambasadori i SHBA, Scott: Më shumë guxim në bisedimet Kosovë – Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i është ankuar të premten ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott për taksën shtesë të vendosur nga autoritetet e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia dhe...

Panucci: Duka nuk e ka thënë që rrezikoj, skuadra duhet të flasë në fushë

Sport

Panucci: Duka nuk e ka thënë që rrezikoj, skuadra duhet të flasë në fushë

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, në konferencën e tij para ndeshjes kundër Skocisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, tha se duhet fitoja me patjetër kundër djemve të MekLish. Në fjalën...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!