Diplomati britanik: Nëse Presheva i bashkohet Kosovës, po me shqiptarët e Maqedonisë?

Premte, 31 August 2018 20:46

Ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë , Paddy Ashdown, i cili po ashtu ka qenë edhe politikan në Britani mendon se ideja për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është një “rrugë e shtruar me rrezik”.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ashdown sqaron se një lëvizje e tillë do të krijonte precedent për shqiptarët në Maqedoni, për kufirin hungarezo-serb e madje edhe për presidentin rus, Vladimir Putin, për të marrë një pjesë të Ukrainës.

Ashdown dhe dy ish-përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë në Bosnje, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling, i shkruan këtë javë letër të hapur shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, duke iu bërë thirrje që të heqin dorë nga planet për “tregtinë e territoreve” midis Serbisë dhe Kosovës.

“Mendoj se këto janë rrethana të rrezikshme. Mendoj se do nisë një seri kërkesash të ngjashme për korrigjim të kufijve, që do të shkaktojnë migrimin e pakicave dhe do të destabilizojnë disa vende, përfshirë Bosnjën. Për shembull, Maqedonia është në prag të një referendumi të rëndësishëm për të ardhmen e saj dhe mundësinë e anëtarësimit në BE. Por, nuk kam dilema se, nëse Presheva i bashkohet”, ka thënë Ashdown.

”Kosovës, edhe shqiptarët në Tetovë dhe Gostivar mund të thonë se duan t’i bashkohen Kosovës. E gjithë kjo do t’i dëmtonte përpjekjet e deritashme për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, përfundoi ai.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përplasen 2 mjete në Tiranë, një prej tyre përfundon në...

Aktualitet

Përplasen 2 mjete në Tiranë, një prej tyre përfundon në...

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Në incidentin e ndodhur në zonën e Shkozës janë përfshirë dy automjete. Mësohet se, një prej automjeteve i futur në një...

Aktivizohet vullkani, mijëra të evakuuar

Globi

Aktivizohet vullkani, mijëra të evakuuar

Në Guatemalë është aktivizuar vullkani Fuego, i emërtuar ndryshe si “Vullkani i Zjarrit”. “Të paktën 8.000 njësi banimi përreth zonës së vullkanit janë evakuuar pas aktivizimit”, njoftoi David de Leon, zëdhënës...

Pas takimit me përfaqësuesit e Venecias, Spaho: Politikanët në vetting

Politikë

Pas takimit me përfaqësuesit e Venecias, Spaho: Politikanët në vetting

Për rreth një orë në Kryesinë e Kuvendit, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias kanë zhvilluar një takim me kryetarin e grupit të PD, Spaho, i cili shoqërohej nga Bylykbashi, Alibeaj...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!