Viza pune në Gjermani – Dyfishohen kërkesat nga vendet e Ballkanit Perëndimor në 2018

Diel, 02 September 2018 14:41

Konsullatat gjermane në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë në gjendje të përpunojnë kërkesat për viza pune, numri i të cilave është dyfishuar këtë vit. Sipas ‘Spiegel’, vetëm në gjysmën e parë të vitit 2018 u paraqitën 52 mijë kërkesa për viza punë në të gjithë rajoni, dy herë më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2015.

“Numri i kërkesave për viza ka tejkaluar kapacitetet e konsullatave tona, të cilat çojnë në rritjen e numrit të ankesave nga përfaqësuesit e biznesit, politikës dhe shoqërisë civile”, thuhet në dokumentin e Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme.

Vizat përfaqësojnë instrumentin kryesor për kontrollin e emigracionit, evidentohet më tej në dokument.

Gjermania kategorizoi Serbinë, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë dhe Shqipërinë si vende të sigurta në vitin 2016, e si rrjedhojë shanset për t’u dhënë azil shtetasve nga këto vende u minimizuan.

Sa i takon vizave të punës, shumica e tyre janë dhënë kryesisht në fushën e ndërtimit, gastronomisë dhe kujdesit mjekësor.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kujdes! Këto shprehje do ju çojnë drejt ndarjes

Lifestyle

Kujdes! Këto shprehje do ju çojnë drejt ndarjes

Fjalët që u themi të dashurve tanë gjatë një argumenti të nxehtë ose ne një moment kur ndjehemi të lodhur mund të jenë të rrezikshme, aq sa mund ta bëjnë...

Kur e merr popullin për dele, më e mira në azil mund të përfundosh

Politikë

Kur e merr popullin për dele, më e mira në azil mund të përfundosh

Nga Naim Hasani Le te mësojnë sot me shume se kurrë drejtuesit e qeverise shqiptare dhe Kryerilindesi Edi Rama se as azili nuk i shpëton ata që abuzojnë dhe nënvlerësojnë, shajnë...

Tv maqedonase: Gruevski është akoma në Shqipëri, ja ku fshihet

Bota Shqiptare

Tv maqedonase: Gruevski është akoma në Shqipëri, ja ku fshihet

Vazhdon misteri i vendodhjes së ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski. Ndërkohë që autoritetet shqiptare konfirmuan se ai ka dalë nga territori shqiptar mesditën e datës 11 nëntor, një ndër televizionet më...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!