The Guardian: Ideja për shkëmbim territoresh – nën zjarr nga të gjitha anët

Hënë, 03 September 2018 12:20

Gjiganti mediatik “The Guardian” ka shkruar një artikull rreth korrigjimit potencial të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, si ide për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve.

Gazeta britanike ka theksuar se përkundër faktit se qëndrimet amerikane kanë ndryshuar gjatë administratës së fundit, ideja për ri-organizmin të kufijve është duke hasur në kundërshtime si brenda edhe jashtë Ballkanit.

Plani për t’i ri-definuar kufijtë e Kosovës është duke u përballur me një mori kritikash brenda republikës, rajonit dhe më gjerë.

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq kanë sugjeruar se një shkëmbim territoresh mund të jetë pjesë e një marrëveshje që do të hapë rrugën për një zgjidhje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kosova u shkëput nga Serbia në vitin 1999 dhe ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008, të cilën Beogradi ende nuk e ka njohur. Thaçi dhe Vuçiq janë takuar rregullisht nën patronazhin e shefes për politikë të jashtë të BE-së, Federica Mogherini, për të arritur një marrëveshje që mund t’i jap Kosovës një ulëse në OKB dhe t’i vendos të dyja vendet më afër BE-së, transmeton Klan Kosova.

Megjithëse as Thaçi dhe as Vuçiq nuk i kanë bërë të ditura akoma detajet e planeve të tyre. Në një diskutimi të mbajtur në Austri gjatë javës së kaluar, të dy kanë pohuar se ndryshimet kufitare ishin pjesë e diskutimit. Një ndryshim ndoshta do të përfshinte shkëmbimin e territorit të Serbisë jugore, kryesisht të populluar nga shqiptarët etnikë, për pjesën e Kosovës veriore me një popullsi kryesisht etnike serbe.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, së fundmi ka deklaruar se Washingtoni nuk do të qëndronte në rrugë nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje, duke përmbysur një politikë disavjeçare të ShBA-ve që vlerësonte se ndryshimet e mëtejshme kufitare në Ballkan janë të papranueshme.

Vuçiq është duke u përballur me shumë kundërshtime në Serbi pasi që disa e shohin një marrëveshje të tillë si pranim se Kosova është e humbur përgjithmonë. Gjithashtu ka kritika të forta brenda Kosovës, veçanërisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i referohej kësaj ideje si “ide katastrofike”. Në llogarinë e tij të Twitter ai ka shkruar se “Diskutimi publik mbi ri-dizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”.

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, e ka kundërshtuar një ide të tillë dhe tre ish-përfaqësues të lartë të Bosjnës i kanë dërguar një letër Federica Mogherinit duke i kërkuar asaj të mos mbështesë ndonjë plan që përfshin shkëmbim territoresh.

“Ne mund të themi se nuk mund të mendojmë për ndonjë politikë që ka më shumë gjasa të na çojë në ndarje dhe konflikt të Ballkanit sesa ai që tani po mbështetet nga disa”, shkruhej në letrën e Carl Bildt, Pedi Eshdaun dhe Kristian Shvarc-Shilling.

Megjithatë, ka frikë se thjeshtë duke e vendosur këtë çështje përsëri në tavolinë, do t’i nxitë ata që dëshirojnë të rihapin temat që tashmë janë të zgjidhura.

Në Maqedoni jetojnë një numër i madh shqiptarësh dhe ishte skenë e përplasjeve ndëretnikë gjatë vitit 2001. Politikanët kanë qenë të kujdesshëm për çdo marrëveshje që përfshin shkëmbim territoresh.

“Këto ide kanë lundruar nëpër të gjitha luftërat e Ballkanit dhe ky vend ka qenë gjithmonë shumë i vendosur në mbështetjen e zgjidhjeve politike ndaj problemeve që nuk kërkojnë kufij etnik. Ne duhet të kujtojmë se mizoritë më të mëdha u kryen me këtë qëllim, ose me atë justifikim në mendje” ka thënë ministrja e mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Šekerinska.

Një tjetër çështje kyçe është edhe Rusia.Vuçiç pritet të takojë dy herë presidentin rus Vladimir Putin në muajt e ardhshëm dhe deri më tash Moska ka dhënë pak shenja se a është gati të heqë kundërshtimin e saj të gjatë për pavarësinë e Kosovës.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, , tha se ishte çështje e Beogradit dhe Prishtinës të bien dakord për një marrëveshje, por theksoi se “marrëveshja duhet të pasqyrojë interesat e tyre.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Lista/ Shtetet që nuk lejohet të “fluturojnë” në SHBA

Globi

Lista/ Shtetet që nuk lejohet të “fluturojnë” në SHBA

Vitet e fundit udhëtimet nga ajri janë preferuar gjithnjë e më shumë duke pësuar një rritje të konsiderueshme në mbarë botën. Më shumë se katër miliardë njerëz udhëtuan nga ajri...

Greqia e katërta për tatimin mbi pronën në BE,  rënie të thellë në investime

Globi

Greqia e katërta për tatimin mbi pronën në BE,  rënie të thellë në investime

Greqia mban vendin e katërt në BE në lidhje me tatimin më lartë të pronës, sipas një studimi të kryer nga Fondacioni për Hulumtime Ekonomike dhe Industriale, ose IOBE. Studimi gjithashtu...

Helidon Kastrati, histori suksesi në Britani dhe investimi i guximshëm që nuk mbështetet nga shteti shqiptar

Aktualitet

Helidon Kastrati, histori suksesi në Britani dhe investimi i guximshëm që nuk mbështetet nga shteti shqiptar

Nga Mina HYSA Shqiptarët në diasporë pavarësisht vështirësive të fillimit kanë mundur të ndërtojnë më së miri jetën atje ku ndodhen në vende të ndryshme dhe shumë prej tyre kanë qenë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!