Dalin detaje të reja nga vrasja brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës

Tuesday, 04 September 2018 12:00

Vrasja që ka ndodhur ditën e sotme në orë e para të mëngjesit i janë shtuar disa pista të tjera dyshimi. Krimin që ndodhi brenda ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës Kosovare, motivet e të cilës ende nuk dihen, kanë folur edhe nga Qendra Klinike Universitare.

“Po përkundër përpjekjeve të mjekëve të shërbimit emergjent nga plagët e rënda që ka pasur nuk ka arritur të mbijetoj dhe ka vdekur. Personi i vdekur është i moshës mesatare”, ka thënë Shpend Fazliu për Gazetën Express.

Si rrjedhojë e kësaj nga prokuroria thonë se po e kanë të vështirë edhe ti qasen hetimeve brenda këtij institucioni.

“Ky rast ka ndodhur në AKI. Është vrarë një person. Jemi duke hetuar rastin, por meqë është në AKI, situate është më e vështirë për t’u çasur”, ka thënë Ibrahim Berisha zv.kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për Gazetën Express.

Express mëson se i dyshuari për vrasjen është një 40 vjeçar me inicialet V.I.

Modifikuar më Tuesday, 04 September 2018 12:02

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Grabitësi shqiptar kërcënon shqip dhe grabit 4 zviceranët

Bota Shqiptare

Grabitësi shqiptar kërcënon shqip dhe grabit 4 zviceranët

Natën e shkuar, rreth orës 00.15, katër burra u përballën me një person që fillimisht nuk e kuptuan se çfarë donte të thoshte. Pasi nuk u kuptua në gjermanisht, autori...

Dezinsektimi me fushata që “ha” fonde! Mushkonjat ngelen një shqetësim, sidomos në zonat bregdetare

Aktualitet

Dezinsektimi me fushata që “ha” fonde! Mushkonjat ngelen një shqetësim, sidomos në zonat bregdetare

Gjatë sezonit të verës një nga shqetësimet që shoqëron pushuesit dhe jo vetëm pranë zonave bregdetare është edhe pickimi nga mushkonjat. Edhe pse shteti shqiptar ka pesë vjet që u...

Si e morën shqiptarët kontrollin e drogës në Britani!

Aktualitet

Si e morën shqiptarët kontrollin e drogës në Britani!

Mafia shqiptare ka marrë nën kontroll tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur “modelin Amazon”, sipas ekspertëve kriminalistikë atje. Ata marrin përfitimet maksimale duke ofruar produkte me cilësi të...