Zbardhet vrasja brenda ambienteve të Shërbimit Sekret në Kosovë

Tuesday, 04 September 2018 12:45

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka bërë një deklaratë në lidhje me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm, brenda objektit të saj. Në deklaratë thuhet, se viktima në fjalë ishte punëtor i bufesë dhe se ndërroi jetë në QKUK pasi nuk arriti t’u rezistojë plagëve të marra.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, shkruhet në njoftimin zyrtar të AKI, për këtë ngjarje të rëndë.

Më tej bëhet e ditur se rasti nuk ka të bëjë me çështje, që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

“Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, përfundohet nga AKI.

Gjithashtu prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, deklaroi më herët se autori tashmë është arrestuar.

“Ka ndodhë sot në mëngjes, ka vdekur personi, është një i dyshuar që është arrestuar, ka qenë brenda”, tha prokurori Berisha për “Betimi për Drejtësi”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Qytetarët denoncojnë radhë kilometrike në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës

Aktualitet

Qytetarët denoncojnë radhë kilometrike në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës

Radhë të gjatë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër. Një qytetare që ka dërguar pamjet pranë Ora News, thotë se ndodhet që prej orës 16:00 në...

101 vjeçarja ngatërron Merkel me zonjën e parë franceze

Globi

101 vjeçarja ngatërron Merkel me zonjën e parë franceze

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Francë gjatë ceremonisë për të  përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Një grua 101-vjeçare ka ngatërruar kancelaren Angela Merkel me bashkëshorten...

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Aktualitet

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e së hënës pasi është goditur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos të Cërrikut, ku mjeti drejtuar nga shtetasi me iniciale...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!