Haradinaj e quan të gabuar mos ardhjen e opozitës në Kuvend

Tuesday, 04 September 2018 18:47

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mos ardhjen e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit e ka quajtur të gabuar, ndërsa sa i përket asaj se a ka hequr dorë nga votimi i rezolutës së opozitës, ka thënë se tashmë e kanë të vështirë të vlerësojnë se si do të veprojnë.

Ai këto komente i bëri pas takimit që kishte me delegatin apostolik për Kosovën, Mosinjor Juliusz Janusz.

Ndërkohë që opozita nuk ishte pjesë e debatit për votimin e delegacionit qeveritar që do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, kryeministri Haradinaj e ka quajtur të gabuar, pasi roli i partive opozitare do të ishte i rëndësishme në debatin mbi dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

Ndërsa sa i përket asaj se a ka hequr dorë fare nga votimi i rezolutës së opozitës, Haradinaj ka thënë se tashmë e kane të vështirë të vlerësojnë se si do të veprojnë.

"E kemi vështirë të vlerësojmë si do të veprojmë. Ishte gabim mosardhja e opozitës në seancë paraprake. Votimi i një delegacioni të qeverisë ku ishte i paraparë edhe roli i opozitës do ta hapte një dialog pastaj që edhe pozita ta ketë mendimin e vet për rezolutën. Mos ardhja në seancë na ka vendosur në një pozitë të pafavorshme", ka thënë ai.

Për më tepër, kreu i Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se nuk është propozuar platformë lidhur me bisedimet me palën serbe për një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, por vetëm një delegacion.

“Ju kujtohet, kohë më përpara Kuvendit i kam propozuar platformën, por atëherë nuk kishte mirëkuptim. Tash i kam propozuar delegacionin. Të shohim tash a do të ketë mirëkuptim. Kur më herët i kemi propozuar Kuvendit platformë ka për qëllim për të ndihmuar Kosovën në procesin e dialogut”, u shpreh Haradinaj./Rtk

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

De Biazi: Ushqeheshin çuditshëm, autobuzi i ngjante diskotekës

Sport

De Biazi: Ushqeheshin çuditshëm, autobuzi i ngjante diskotekës

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi ishte i ftuar në ceremoninë e 100-vjetorit të Federatës Italiane të Futbollit, krahas emrave të mëdhenj si Alegi, Mançini apo Ançini apo Ançeloti. Mes të...

Hillary Clinton do kandidojë sërish në 2020?

Globi

Hillary Clinton do kandidojë sërish në 2020?

Dy herë kandidate demokrate për presidente, Hillary Clinton do të tentojë sërish në garën për president të SHBA-ve në zgjedhjet 2020-ës. Lajmin e ka bërë me dije këshilltari i saj Mark...

Konflikti Izrael-Gaza shpërthen sërish

Globi

Konflikti Izrael-Gaza shpërthen sërish

Dhuna ka shpërthyer mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza, një ditë pasi shtatë militantë dhe një ushtar izraelit u vranë gjatë një operacioni të fshehtë izraelit në Gaza. Militantët hodhën...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!