Vrau prindërit dhe motrën, rrëfehet Blerta: Ja pse e bëra krimin

Tuesday, 04 September 2018 20:49

Policia e Maqedonisë ka arritur në përfundim të zbardhjes së shkaqeve që çuan 28-vjeçaren Blerta Pocesta të vret në mënyrë makabre babanë, nënën dhe motrën 13-vjeçare në shtëpinë familjare në Dibër.

Vrasja e tmerrshme që ndodhi më 27 gusht është organizuar pikërisht nga Blerta, e cila pas arrestimit të djeshëm nga policia e Maqedonisë, ka pranuar se është organizatore e vrasjes së trefishtë, por jo edhe organizatore.

Burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme i kanë thënë gazetës “KOHA-s” se, pas hetimeve të pandërprera dhe pas marrjes në pyetje të të akuzuarës, 28-vjeçarja është arsyetuar se vrasjen e babait, Amid Pocesta, 55-vjeç, nënës Nazmije, 53-vjeçe dhe motrës së vogël, 13-vjeçaren Anila, e ka bërë pasi e kishin penguar të martohet me të dashurin e saj, një shtetas italian.

“E akuzuara ka pranuar se vrasjen e organizuar pikërisht ajo, por jo edhe ekzekutimin. Po hetohet pistoleta, e cila ishte blerë nga Ferdi G. 33-vjeçar nga Gostivari, ndërsa ishte në pronësi të dajës së tij, Veap M. 66-vjeçar nga Dibra, gjithashtu i akuzuar në këtë vrasje të trefishtë. Arsyetimi i 28-vjeçares para punonjësve të policisë ka qenë se, prindërit e kanë penguar të martohet me një italian”, thonë zyrtarë të policisë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruevski i kishte zbrazur llogaritë bankare qysh në shtator

Globi

Gruevski i kishte zbrazur llogaritë bankare qysh në shtator

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski qysh në shtator, kur mbajti një konferencë për shtyp në Kuvend dhe akuzonte pushtetin duke thënë se është viktimë e persekutimit politik, kishte tërhequr të gjitha paratë...

Doli te Arian Çani me si ‘magjistar’ që shëron xhindët, nuk ua merr mendja se çfarë i gjeti policia në shtëpi

Bota Shqiptare

Doli te Arian Çani me si ‘magjistar’ që shëron xhindët, nuk ua merr mendja se çfarë i gjeti policia në shtëpi

Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, mjek popullor që pretendon se shëron shumë sëmundje, e ka pisk punën me policinë. Gjatë një kontrolli në banesën e tij është gjetur një...

Behuni gati për më të keqen, ja kur do te ulen drastikisht temperaturat

Aktualitet

Behuni gati për më të keqen, ja kur do te ulen drastikisht temperaturat

Ditën e sotme ka rënë bora e parë në Dardhë të Korçës. Temperaturat kanë nisur të ulen ndjeshëm dhe kjo ndjehet kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe ato të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!