Thaçi: Të premte në Bruksel, nuk do të diskutohet çështja e kufijve

E mërkurë, 05 September 2018 09:40

Pavarësisht paralajmërimeve, “Korrigjimi i kufijve” dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të diskutohen në takimin e së premtes ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Zyra e presidentit Thaçi ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se në takimin e pasnesërm do të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, shkruan sot Gazeta 'Zëri".

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javë më parë kishte paralajmëruar se gjatë shtatorit do ta prezantojë në Bruksel idenë e korrigjimit të kufijve, i cili nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Megjithatë, në takimin e së premtes të Thaçit me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç nuk do të diskutohet për “korrigjimin e kufijve” dhe as për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Të paktën kështu ka thënë zyra e presidentit Thaçit për gazetën “Zëri”: “Korrigjimi i kufijve dhe Asociacioni nuk do të  jenë në tavolinën e bisedimeve”.

Më tej Presidenca thotë se në takimin e 7 shtatorit do të diskutohet për modalitetet e arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë...

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Deputeti demokrat kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak: Mos lejoni ndërtimin e HEC-eve

Aktualitet

Deputeti demokrat kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak: Mos lejoni ndërtimin e HEC-eve

Deputeti demokrat i Shkodrës Romeo Gurakuqi i ka bërë një kërkesë publike anëtarëve të Këshillit Bashkiak që të mos lejojnë ndërtimin e dy HEC-eve në Malësinë e Madhe. HEC-et, me...

Bleona Qereti publikon foto pa make up, s’do ta besoni si duket

Show-biz

Bleona Qereti publikon foto pa make up, s’do ta besoni si duket

Këngëtarja Bleona Qereti është nga ato personazhe të showbizit që gjithmonë diskutohet për paraqitjet e saj në publik. Së fundmi ajo u kthye në Shqipëri, për të qenë e pranishme...

Shqipëria kërkon një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-ës

Globi

Shqipëria kërkon një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-ës

Shqipëria synon të zërë një nga vendet si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombëve të Bashkuara. Këtë e bëri të ditur sot ministri i Jashtëm shqiptar...