Kuvendi i Kosovës shtyn punimet për të enjten

E mërkurë, 05 September 2018 21:44

Pasi dështimit një ditë më parë të seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga qeveria për përbërjen e ekipit negociator, në lidhje me bisedimet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, këtë të mërkurë dështoi edhe seanca e kërkuar nga opozita për të debatuar në lidhje me angazhimet e presidentit të Kosovës, për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun mes Prishtinës e Beogradit.

Pavarësisht ndërprerjeve të shumta të dhëna për shkak të mungesës së kuorimit, në mbrëmje, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e deklaroi të pamundur nisjen e seancës, ndërsa bëri thirrje për koordinim mes grupeve parlamentare.

“Nuk kam mundur ta nis seancën, sepse nuk janë 61 deputetë. Kjo është arsyeja. Çështja është se nuk po mundemi të futemi fare në seancë. Më tej, çështje tjetër është se grupet parlamentare duhet të koordinohen mes tyre. Ju e dini saktësisht sa deputet keni, ka edhe një qëndrim politik nga partnerët e koalicionit që iu ka dhënë një mundësi, ndaj ju lutem të na jepni qartësi“, tha thënë Veseli.

Ndërkohë, sa i përket seancës për ekipin negociator, e cila nga e marta u shty për këtë të mërkurë në orën 14, Veseli sqaroi se pavarësisht 63 deputetëve të futur në seancë, nuk pati kuorum për të votuar.

Në fund të ditës, nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala kërkoi që seanca të vijonte të enjten në orën 10, kërkesë që u kthye në vendim. Megjithatë, Veseli këmbëngul në propozimin e tij, që fillimisht të mbahet një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit, e cila do të bëjë koordinimin mes grupeve parlamentare, e më pas të mbahet një seancë e përbashkët mes qeverisë dhe opozitës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...