“Kosova në dokumentet evropiane shënohet si territor e jo si shtet”

E Enjte, 06 September 2018 07:25

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq sot në Banjallukë ka thënë se “nëse të gjithë thonë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, kjo nuk është marrëveshje por ultimatum të cilin kurrë nuk do ta pranojmë”, transmeton Koha.net.

"Fakti se përpiqemi për marrëveshje, nuk do të thotë se jemi të dobët. Serbia vetëm i mbron interesat dhe qëndrimet e veta, ndërsa ata që e kanë njohur Kosovën, nuk kanë të drejtë morale të flasin për parimin e mos ndryshimit të kufijve”, citon “v.novosti” të ketë thënë Daçiq.

Sipas tij, kur disa vende morën vendimin ta njohin pavarësinë e Kosovës, kufijtë e Kosovës nuk kanë ekzistuar, ka ekzistuar dhe ekziston vetëm vija administrative, ka thënë ai

"Kosova nuk është anëtare e KB-së, as e OSBE-së dhe as e BE-së. Kosova në dokumentet evropiane shënohet si territor e jo sis shtet. MSA që është nënshkruar e Kosovën nuk i njëjtë me atë që e ka ndëshkuar Serbia dhe edhe liberalizmi i vizave i referohet territorit Kosovë”, ka thënë Daçiq.

Ai ka përfunduar se “marrëveshja e Beogradit me Prishtinën është marrëveshje jonë bilaterale dhe nuk i intereson palës së tretë”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

I hodhën granatë në lokal, zbulohen pamjet dhe e kaluara e errët e pronarit shqiptar

Aktualitet

I hodhën granatë në lokal, zbulohen pamjet dhe e kaluara e errët e pronarit shqiptar

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, një lokal në lagjen “Partizani” në Elbasan u sulmua me një granatë. Në momentin kur granata është hedhur nga persona ende...

Dalin emrat e 12 personave më të kërkuar në Gjirokastër (FOTO)

Aktualitet

Dalin emrat e 12 personave më të kërkuar në Gjirokastër (FOTO)

Edhe ditën e sotme, Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e personave më të kërkuar për qarkun e Gjirokastrës. “Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia...

Arratisja e Gruevskit përmes Shqipërisë, reagon Ministria e Brendshme e Malit të Zi

Bota Shqiptare

Arratisja e Gruevskit përmes Shqipërisë, reagon Ministria e Brendshme e Malit të Zi

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me kalimin e “fshehtë” të ish-kryeministrit Nikola Gruevski nga Maqedonia drejt Shqipërisë, e më tutje drejt Malit të Zi. Pas reagimit të palës shqiptare...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!